• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi shijon fitoren: Nuk ka më kundërshtarë të lehtë

by Java News
30/03/2016 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka fituar, ashtu si ndaj Austrisë edhe ndaj Luksemburgut dallimi është bërë në pjesën e dytë, por De Biasi në një bilanc të dy ndeshjeve miqësore e nis duke evidentuar vështirësitë e terrenit në “Josy Barthel”.

“Le ta nisim nga kjo mbrëmje, në këtë terren ishte e pamundur të  mbaje ekuilibrin, e provuan që dje në stërvitje kur u vra Xhaka, ndërsa sot ishte edhe më keq. Pothuajse e pamundur të qëndroje në këmbë edhe me ndihmën e takave të gjata. Sa për atë që kërkonim  për mua ishte një ndeshje e luajtur mirë, ku nuk rrezikuam dhe ku krijuam gjithsesi raste për gol.”

Ka nga ata që do ti thonë se në fund të fundit ishte një fitore ndaj Luksemburgut modest, por De Biasi edhe këtu ka vendosur ti paraprijë të gjithëve.

“Është e qartë që do thuhet, fituam kundër Luksemburgut por i kujtoj që Luksemburgu pak kohë më parë mundi Greqinë ndërsa dy vjet më parë barazoi në Itali 1-1. Ndeshjet duhet t’i luash, të gjithë kundërshtarët sot janë të organizuar dhe mundohen të ta bëjnë jetën të vështirë. Ajo që më pëlqeu sot ishte se lojtarët hynë në fushë me përqëndrim. Skuadra u ndryshua me 10/11 pasi vetëm Berisha ishte dhe besoj se nga rezultati dhe këndvështrimi i lojës, ajo që u pa ishte një ndeshje e mirë”

Një tjetër ndërhyrje në sparkatë nga De Biasi kur pyetet nëse luajti më mirë Shqipëria 1 ndaj Austrisë apo ajo 2 daj Luksemburgut.

“Sot luajti Shqipëria e parë, siç ishte e para dhe ajo ndaj Austrisë. Nuk ka një Shqipëri 1 dhe një Shqipëri 2. Këta janë djem të barabartë dhe mund të luajnë të gjithë në varësi të momentit dhe kundërshtarit, por duke kërkuar gjithmonë të përmirësohemi në disa aspekte”.

De Biasi jep edhe shpjegimin se pse Shqipëria ka luajtur më mirë në pjesën e dytë në dy takimet e fundit.

“Në Vjenë gabuam në bërjen e gjërave që kishim pregatitur dhe thënë gjatë javës, e qartë që kur je në fushë ka dhe tension pasi ke kundërshtarë të fortë. Në pjesën e dytë në pushim ju tregon disa gjëra dhe ndryshohet, ndërsa sot ne mund të kishim shënuar që në pjesën e parë nëse portieri nuk do rrëzonte Cikalleshin, pastaj në të dytën ishim në superioritet numerik dhe e shfrytëzuam duke punuar nga krahët, pasi nëse sulmonim vetëm në qendër nuk do t’i çanim”.

I pyetur nëse dikush nga lojtarët e ka prerë biletën për Francë, De Biasi tenton driblimin.

“Ne e kemi prerë biletën, nëse do vini dhe ju për të na mbështetur do të ishte një kënaqësi, por shikoj që kudo shkojmë na mbështesin tifozët”.

Përgjigja nuk vjen edhe nëse ngulmohet, me De Biasin që kërkon kohë.

“Të shohim, më lini kohë të mendoj, kemi shumë kohë për të vendosur, kjo është një zgjedhje e rëndësishme dhe me siguri që nuk dua t’i ha hakun askujt”.

Supersport

Next Post

Pëllumbi kundër Blushit: Kush nuk e gjen veten të shkojë ku të dojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In