• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi për “The Sun”: Gati për Anglinë, jam i nderuar, ofertën nuk do e rrefuzoja

by Java News
13/07/2016 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni De Biasi nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar një skuadër prestigjoze pas aventurës me Shqipërinë. Në një intervistë dhënë për tabloidin “The Sun”, timonieri i stolit kuqezi konfirmon dëshirën për t’u ulur në stolin e një ekipi me peshë si Anglia pas largimit të Roy Hodgson.

Një dëshirë të tillë ai e shprehu menjëherë pas largimit të Hodgson për mediat italiane dhe vazhdon të këmbëngulë se kjo do të ishte një mundësi e artë për karrierën e tij.

Edhe pse federata angleze aktualisht është në bisedime me trajnerin Sam Allardyce, De Biasi këmbëngul se ai është i interesuar të ulet në stolin e “Tre Luanëve” ku premton se mund të ndryshojë rrënjësisht mendësinë e ekipit që sipas tij i ka të gjitha mundësitë për të arritur në nivelet më të larta.

“Jam i nderuar që emri im lidhet me Anglinë pasi është një kombatëre që ka në përbërje lojtarë me talent të cilët duhen menaxhuar në mënyrën e duhur. Puna si trajner i Anglisë do të ishte një mundësi unikale për mua dhe një ofertë të tillë nuk do ta refuzoja. Jam i bindur për këtë dhe mendoj se së bashku do të arrinim rezultate fantastike”, thekson 60-vjeçari i pankinës kuqezi.

Gjithsesi, sipas “The Sun”, bisedimet me Allardyce janë në fazë të avancuar dhe vetëm në rast dështimi, federata do të konsideronte mundësi të reja./supersport/a.k

Next Post

Rrëfimi/ Pas 7 vitesh martesë i riu qëlloi me automatik gruan e më pas veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com