• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi: Ishte e vështirë, por djemtë reaguan shumë mirë

by A R
06/09/2016 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni de Biasi ka thënë se nuk është e lehtë që të luash një ndeshje dy herë, por fatmirësisht Kombëtarja shqiptare mori tre pikët e para në rrugën drejt kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

“Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta, Ata kanë një ekip të mirë”, tha fillimisht De Biasi.

“Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë dhe i gëzohemi kësaj fitore sepse jemi në vend të parë me Italinë dhe Spanjën”, shtoi ai.

“Besoj se kemi lojtarët e duhur për të luajtur me sistemin 3-5-2. Ne duhet t’i përshtatemi gjithmonë Kombëtares që kemi përpara. Maqedonia mbrëmë ka luajtur me pesë mbrojtës, derisa ata pothuajse gjithmonë luajnë me katër mbrojtës”, shtoi mes tjerash trajneri italian.

Sa ka fjetur mbrëmë De Biazi dhe sa herë e ka parë ndeshjen?

Nuk fjeta shumë se shkova në shtrat në orën 2, por e kam riparë ndeshjen e djeshme dhe të gjitha të tjerat e Maqedonisë për të parë se ku mund të sulmonim sot.

A mundet ta fillojë Shqipëria me këtë formacion, këtë të 15 minutave të fundit?

Po, pse jo. Ekipi mund të luajë në mënyrë të tillë, por edhe dje, kishim një mesfushor si Hyka, bëri fillim të mirë, por deri sa stakoi trurin nga ndeshja aty filluan problemet.

“Është një ndeshje që luhet në dy ditë, është diçka e çuditshme. Është e vështirë që ekipi të luajë këto 15 minuta me intensitet. Për më tepër që është një kundërshtar i rrezikshëm. Është e vështirë për të karikuar skuadrën për 15 minuta? Nuk ishte e vështirë për të karikuar skuadrën pasi bëmë një ndeshje të parë shumë të mirë dhe një pjesë të dytë që nuk luajtëm siç duhet.

Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë dhe i gëzohemi kësaj fitore sepse jemi në vend të parë me Italinë dhe Spanjën. Ndërprerja e ndeshjes shkoi në favorin tonë? Tani mund të themi që na bëri nder, sepse e fituam ndeshjen.

Por futbolli është i paparashikueshëm. Por duke parë mënyrën si po luanim në pjesën e parë askush nuk mund të mendonte se do luanim në pjesën e dytë dhe Maqedonia do na vinte për fund”, vazhdoi De Biazi.

Kemi ne lojtarë për 3-5-2?

Ne i kemi lojtarët e duhur për të luajtur me sistem 3-5-2. Mjafton të kemi 3 qendërmbrojtës. Kemi edhe Agollin, Lenjanin, Hysajn dhe Roshin. Maqedonia ka luajtur me katër mbrojtës gjithmonë, ndërsa mbrëmë me pesë.

Keni ndryshuar skemën 60 minuta para ndeshjes?

Po. Sot ishte një vepër shekspiriane.

Ti sot ishe regjizor. Nga dje dhe sot çfarë ndryshove?

Jam munduar që të ndryshoj mentalitetin e fituesit, që të mos kënaqemi me veten dhe të kërkojmë maksimumin.

Cila të shijoi më shumë, fitorja me Serbinë në CAS apo kjo me Maqedoninë? Cfarë do presim në këtë edicion?

Mua më shijojnë më shumë fitoret në fushë sesa ato në salla gjyqesh. Ndeshjet më të vështira do jenë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihteshteinit.

/a.m.

Next Post
Hipokrizia e klasës politike me Rrugën e Kombit

Pezullohet konçesioni i Rrugës së Kombit, një prej konkurentëve ka depozituar ankesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In