• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biasi “dush të ftohtë” lojtarëve, para nisjes për në Armeni

by
10/10/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni De Biasi u ka mbajtur një fjalim lojtarëve para udhëtimit në Armeni, ku edhe do të vendoset fati i Kombëtares shqiptare për kualifikim në Euro 2016.

Mëngjesi i së premtes i gjeti futbollistët e Kombëtares në rezidencën e zakonshme në Durrës. Mes dëshpërimit për rezultatin, lojtarët nuk mund ta kalonin aq lehtë humbjen shokuese në minutat shtesë kundër Serbisë. Disa nuk u besonin ende syve sesi skuadra pësoi dy gola në fund dhe për më tepër me kundërsulm.

“E njëjta histori është gati e pabesueshme. Nuk ka asnjë justifikim për mënyrën sesi e pësuam”, tregojnë për ‘Panorama Sport’ lojtarët kuqezi, të cilët nuk kishin dëshirë të identifikoheshin.

Burime të “Panorama Sport” pranë Kombëtares kanë bërë të ditur se trajneri Gianni De Biasi nuk ka humbur kohë, por menjëherë pasi ekipi ka konsumuar vaktin e mëngjesit, i ka thirrur lojtarët në mbledhje në sallën e konferencave të rezidencës.

“Serbia është tashmë një kapitull i mbyllur për ne. Ua thashë edhe pas ndeshjes që u rrëmbyem nga euforia dhe nuk u treguam inteligjentë në fushë. Kurrsesi nuk duhet të ndodhte, por tashmë gjithçka ka mbaruar dhe duhet të harrojmë atë që iku”, u ka thënë italiani lojtarëve.

“Na pret një finale në Armeni dhe duhet ta përgatisim të qetë këtë takim. Do të shikojmë së bashku kundërshtarin, duke u fokusuar 100% te loja e tyre. Të gjithë jeni të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij takimi, unë besoj shumë te ju. Një fitore na çon në Francë, nuk ka vend për dekurajim”, kështu mësohet t’u ketë thënë dje paradite trajneri lojtarëve kuqezinj.

Next Post

Kombëtarja niset për Armeni, lojtarët entuziastë, De Biasi i menduar (Foto/Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com