• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi bën realitet ëndrrën e Shqipërisë

by A R
04/05/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni De Biasi nuk dinte shumë për Shqipërinë kur mbërriti në dhjetor 2011.

Trajneri italian i futbollit pranoi një ofertë për të drejtuar skuadrën kombëtare të futbollit. Ai mbërriti me pak informacion për shtëpinë e tij të re dhe traditat e futbollit në Shqipëri.  Eksperienca e tij e fundit si trajner kishte qenë me Udinese Calcio në Itali. De Biasi vetë i dha fund kontratës atje në shkurt 2010.

Pas thuajse dy viteve larg fushës, De Biasi ishte gati të përballej me një sfidë të re.

“Shumë kolegë më pyetën nëse isha i sigurt rreth vendimit për të trajnuar skuadrën shqiptare”, tha ai për BIRN.

“Disa më këshilluan të marr më shumë kohë për të vlerësuar situatën. Por unë e mora vendimin shpejt. Të them të vërtetën, ka qenë një lloj aventure”.

Në mars 2015, teksa skuadra po arrinte sukses të paprecedent, De Biasi pranoi ofertën e presidentit shqiptar për shtetësi. “Ai çast ishte shumë i rëndësishëm për mua,” thotë trajneri. “Doja të përfshihesha plotësisht që të jepja më të mirën time. Shtetësia shqiptare më solli më afër me shqiptarët”.

Vendimi aventurier i De Biasit ka çuar në momentin më të suksesshëm të karrierës së tij – dhe në një mundësi të rrallë për Shqipërinë. Për herë të parë në histori, skuadra kombëtare e futbollit u kualifikua për kampionatin europian.

Rruga drejt suksesit

De Biasi konsiderohet një nga drejtuesit më të mirë teknikë të historisë së futbollit  shqiptar, por personaliteti i tij duket se ka luajtur një rol më të madh në suksesin që skuadra ka arritur.

De Biasi u mbështet në aftësitë e tij bindëse për të ndërtuar një skuaddër fitimtare. Në muajt e parë të detyrës së tij, ai komunikoi me lojtarë që më parë kishin refuzuar mundësinë për të luajtur me skuadrën shqiptare – përfshirë shqiptarët etnikë që luanin gjetkë në Europë. Ai i premtoi një mënyrë të re trajnimi dhe bindi disa lojtarë me eksperiencë t’i bashkohen misionit të Shqipërisë, duke i shtuar ata në një skuadër që ka gjithashtu lojtarë të rinj premtues.

“Çasti ishte i duhuri për neve,” thotë De Biasi. “Pata mundësinë të eksperimentoj dhe të njoh skuadrën gjatë kualifikueseve për Kupën Botërore të FIFA 2014. Kjo na dha mundësinë të ishim më të zgjuar dhe më të mirë dhe me kalimin e kohës të kualifikoheshim për kampionatin europian të UEFA në Francë”.

De Biasi luan një rol atëror me anëtarët e skuadrës, edhe kur bëhet fjalë për jetën e tyre personale.

“Jam shumë i afërt me djemtë”, thotë ai. “I kuptoj vështirësitë e tyre dhe përpiqem të jem një baba për ta. Përpiqem t’i jap këshilla jo vetëm rreth sportit, por edhe rreth jetës personale kur më kërkojnë”.

De Biasi gjithnjë e kujton skuadrën të tregojnë kujdes me paratë, ngaqë ndonjëherë lojtarët e rinj tregohen të pakujdeshëm në shpenzimin e asaj që fitojnë. “I këshilloj të jenë të zgjuar dhe të kujdesshëm me mënyrën si i shpenzojnë paratë”, thotë ai, “ngaqë nesër mund të jetë e vështirë. Duhet të lënë disa kursime”.

Një karrierë e gjatë

Portieri i kombëtraes shqiptare dhe trajneri De Biasi duke festuar kualifikimin. Foto: LSA/Malton Dibra

Portieri i kombëtraes shqiptare dhe trajneri De Biasi duke festuar kualifikimin. Foto: LSA/Malton Dibra

Përpara se të fillonte një karrierë si trajner, De Biasi ishte një mesfushor për shumë skuadra italiane, përfshirë të famshmen Inter të Milanos. Vitet e shumta në komunitetin italian të futbollit e ndihmuan atë teksa negocionte karrierat e lojtarëve shqiptarë me skuadrat italiane. “Përpiqem të ndihmoj ku mundem,” thotë ai. “Bëj më të mirën për të prezantuar cilësitë e lojtarëve shqiptare te trajnierët që kam miq”.

Udhëtimi i skuadrës shqiptare u përball me çaste kritike. Ndoshta më i vështiri ishte ndeshja e tetorit 2014 me Serbinë.

“Për mua, personalisht, ishte një ndeshje si gjithë të tjerat,” thotë De Biasi. “Por isha plotësisht i ndërgjegjshëm që lojtarët ishin të tensionuar. Disa më thanë se kishin humbur të afërm në luftën Serbi-Kosovë. E dija që ishte e vështirë për ta të dilnin në fushë”.

Ai kujton se ndeshja u bë e dhunshme dhe loja u ndal kur tifozët serbë filluan të hidhnin objekte drejt lojtarëve shqiptarë. Pastaj një dron me simbolet e “Shqipërisë Etnike” fluturoi mbi stadium.

“Ishte tashmë shumë e vështirë,” thotë De Biasi. “Pas episodit të dronit, besuam se gjërat  do të përshkallëzoheshin dhe të bëheshin më keq”.

Një tjetër çast i vështirë ishte ndeshja e tetorit 2015 me Armeninë. “Ishte një lloj ndeshjeje ‘jeto ose vdis’”, thotë trajneri. Ishim vetëm një hap larg ëndrrës sonë për t’u kualifikuar në kampionatin europian. Na duhej fitorja me çdo kusht”.

De Biasi thotë se në atë ndeshje ai përjetoi çastin më të lumtur që nga hyrja në skuadrën shqiptare. “Kur arbitri i ra bilbilit në fund të ndeshjes lumturia ishte e pamat,” thotë ai.

Fitimi i ndeshjes me Armeninë i dha Shqipërisë një vend në kampionatin europian dhe njëkohësisht i dha një shtytje karrierës së De Biasit.

Franca dhe përtej

Tifozët Kuq e Zi, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare, Shqipëri-Armeni, 2-1, e vlefshme për eleminatoret e "Euro 2016". Foto: LSA / ADNAN BECI

Tifozët Kuq e Zi, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare, Shqipëri-Armeni, 2-1, e vlefshme për eleminatoret e “Euro 2016”. Foto: LSA / ADNAN BECI

Më pak se dy muaj përpara se Shqipëria të luajë ndeshjen e parë në kampionat, De Biasi ndihet i qetë dhe plot besim. Trajneri po studion skuadrat kundërshtare si dhe po punon për përzgjedhjen e lojërave shqiptarë për ndeshjet e mëdha duke mbajtur parasysh fuqinë fizike dhe aftësitë e tyre.

Suksesi i De Biasit me Shqipërinë ka nxitur zërat rreth sfidës së tij të ardhshme. Media italiane spekuloi se De Biasi mund të zgjidhet kreu i skuadrës kombëtare italiane dhe media shqiptare shpejt i bëri jehonë thashethemit.

Ai nuk do të flasë apo të mendojë për këtë. “Gjëja më e zgjuar që duhet bërë tani është të pëqendrohemi te kampionati që kemi përpara,” thotë ai. “Kjo është një eksperiencë për herë të parë për mua, për skuadrën dhe për Shqipërinë. Le të përqendrohemi aty”.

Trajneri do të mbushë 60 vjeç më 16 qershor, në mes të ndeshjeve të grupeve në Francë. Kontrata e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit mbaron në 2017.

“Ne kemi një marrëveshje verbale me kreun e federatës të ulemi dhe të flasim pas kampionatit dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrim,” thotë ai.

Teksa Shqipëria përgatitet për ndeshjen e parë të grupit – skuadra do të përballet me Zvicrën në 11 qershor – De Biasi po bën thirrje për një lojë të qetë pa shumë presion të padobishëm. “Duhet të luajmë të lirë nga pesha e përgjegjësisë që kanë skuadrat e mëdha,” thotë ai. “Duhet të japim 100 për qind të potencialit tonë… por nuk është gjë e mirë të përcaktojmë se çfarë suksesi do të arrijmë”.

Përtej kampionatit

Trajneri italian beson se skuadra shqiptare është në pozicion të favorshëm për të arritur sukses për të paktën në katër vitet e ardhshme.

“Kemi krijuar tashmë një skuadër të rëndësishme, por për t’u rritur duhet durim”, thotë ai. “Duhet mbajtur parasysh të luash si skuadër dhe të kujdesesh për të tjerët”.

Thashethemet e një skuadre të re kombëtare të Kosovës nuk e trazojnë De Biasin. “Çdo shqiptar i Kosovës që luan me ne mund ta zgjedhë lirshëm ku të luajë,” thotë ai. “Por unë besoj se ata që janë në skuadër nuk do të largohen, përveç disa lojtarëve më pak aktivë që do të duan të luajnë më gjatë. Në të ardhmen, skuadra kombëtare shqiptare mund të ketë një fushë më të vogël të përzgjedhjes së lojtarëve nëse formohet skuadra e Kosovës, por tashmë ka një bazë lojtarësh shqiptarë të mirë dhe nuk mendoj se do të krijohen probleme të mëdha”.

Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm, thotë trajneri, dhe ruajtja e tij do të kërkojë investim në infrastrukturë dhe vazhdimësi të teknikave të trajnimit për t’u përballur me një brez të ri lojtarësh.

“Shembulli i skuadrës kombëtare është frymëzues,” thotë ai. “Nëse punon në drejtimin e duhur, suksesi do të vijë. Shqiptarët e rinj nuk janë vetëm tifozë të Cristiano Ronaldos, por edhe të Lorik Canës, Gashit, Abrashit, Berishës dhe shumë të tjerëve gjithashtu… dhe kjo do të thotë shumë,” tha ai. (reporter.al / a.r)

Next Post

Shqiptari "i bukur" që përdoret nga ISIS për të rekrutuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inter detyrohet të paguajë 10 milionë euro për Kristjan Asllanin pas fitores kundër Milanit

“Tym i bardhë” nga Emiratet, Interi arrin marrëveshjen për transferimin e Asllanit te klubi arab, ja sa do përfitojë!

August 25, 2026
“Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet…

“Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet…

August 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti

August 25, 2026
“Pas 20 vitesh Kosova do duket si Kandahari”- Zbulohet dokumenti “Top Sekret’ në telefonin e Shehollit: Serbia do i ketë duart e lira dhe do e marrë, Turqia…!

“Pas 20 vitesh Kosova do duket si Kandahari”- Zbulohet dokumenti “Top Sekret’ në telefonin e Shehollit: Serbia do i ketë duart e lira dhe do e marrë, Turqia…!

August 25, 2026
Italia ashpërson Kodin Rrugor, 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën!

Italia ashpërson Kodin Rrugor, 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën!

August 25, 2026
Alarmi dhe frika për “Ethet e Nilit” pas rastit në Korçë, ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat!

Alarmi dhe frika për “Ethet e Nilit” pas rastit në Korçë, ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat!

August 25, 2026
Miratohen procedurat për banesat sociale/ Si mund të shkëmbeni një apartament të vogël me një më të madh

Strehimi i punonjësve të Administratës, hapet thirrja për 300 kredi banesash me 0% interes! Afati i aplikimeve, kriteret dhe kuotat sipas institucioneve

August 25, 2026
Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

August 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa asnjë dyshim, Vettingu ishte dhe mbetet dhunë kundër shtetformimit

August 25, 2026
DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com