• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Bota

Davutoglu: Pa NATO-n, Kosova e Bosnja do ishin si Aleppo

Java News by Java News
November 22, 2016
in Bota, Kosova, Kryesoret
0
Davutoglu: Pa NATO-n, Kosova e Bosnja do ishin si Aleppo
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu tha gjatë një interviste për Al Jazeera se Bosnjë Hercegovina dhe Kosova do të ishin si Aleppo i sotëm po të mos kishte ndërhyrje nga NATO.

“Po të ishte NATO-ja aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu gjatë një interviste e cila u transmetua live në Facebook. Davutoglu tha se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad dëshiron të spastrojë etnikisht Aleppon gjatë periudhës së tranzicionit presidencial në Shtetet e Bashkuara.

“Populli i Aleppos është hero dhe dëshiroj t’ua them vëllazërisht se ne në Turqi jemi gjithmonë pranë tij pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe etnike. Ne kemi marrë lajmin se është kryer një sulm në spitalin e fundit të mbetur në Aleppo, dhe jo vetëm në spitalin e fundit, por edhe në ndërgjegjen e fundit të njerëzimit. Është detyrë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndalojë këtë masakër dhe të ngrejë zërin e tij.

I bëj thirrje edhe Rusisë. Edhe pse kemi politika të ndryshme, të gjithë ne duhet të pajtohemi në qasje humanitare dhe ndëshkimin e krimeve të luftës”, tha ish-kryeministri turk.

Aleppo si Stalingradi

“Ajo çfarë po ndodh në Aleppo është krim lufte dhe situata është si ajo e Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore.” Davutoglu tha se marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Rusisë janë shumë të mira, dhe paralajmëroi takimin e kryeministrave të të dy vendeve në dhjetor, gjatë së cilës në fokus do të jenë bisedimet për luftën në Siri.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të shikuesve, Davutoglu tha se Turqia nuk është përfshirë në luftën në Siri për shkak të pretendimeve territoriale, por për shkak të luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Davutoglu përsëriti se Turqia ka pranuar tre milionë refugjatë, por gjithashtu vuri në dukje se vendi i tij trajton ata si shtetas të vet. “Ata janë vëllezërit dhe motrat tona”, tha ish-kryeministri turk.

I pyetur në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në NATO dhe rrugëtimin në BE, Davutoglu tha se qasja e Turqisë është e bazuar në diplomacinë shumëkombëshe. “Ky vend konsideron marrëdhëniet me SHBA aq të rëndësishme sa edhe marrëdhëniet me Rusinë, Kinën apo një vend tjetër.” “NATO është e vetmja organizatë efektive e sigurisë së kombeve të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë të njëjtat pikëpamje.

Sa i përket anëtarësimimit të Bosnës dhe Hercegovinës në NATO, ne dhe disa vende kemi qenë pro, ndërsa disa tjera kundër.” Duke folur në lidhje me BE-në, Davutoglu tha: “Shumë vende kanë një prirje historike ndaj Turqisë dhe Turqia është pjesë e Evropës. Pesë milionë turq jetojnë në BE. Turqia dëshiron të jetë anëtare e BE-së dhe ne jemi duke pritur për gati gjysmë shekulli.

Në muajt e fundit ne nuk kemi parë mbështetje në luftën kundër organizatës FETO dhe PKK andaj kërkojnë më shumë mbështetje. ” I pyetur në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump-it për president të Shteteve të Bashkuara, Davutoglu tha se vendimet e tij si president i superfuqisë më të fuqishme botërore, do të kenë ndikim në gjithë botën. Ai tha se shpreson që këshilltarët e tij të arsyeshëm gjatë periudhës së tranzicionit t’ia bëjnë me dije Trump-it, i cili ka përdorur retorikën nxitëse gjatë fushatës zgjedhore, për seriozitetin e veprimeve të presidentit amerikan.

Haptazi me Trump

Së dyti, konsideron Davutoglu, funksioni presidencial do të mësojë Trump-in çfarë është drejtimi i duhur. “Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet në Gjermani dhe Francë. Politika e Trump-it do të ketë një ndikim në këto zgjedhje. U bëj thirrje të gjithë udhëheqësve e botës që të jenë të hapur dhe të flasin me administratën amerikane me shumë përgjegjshmëri, në mënyrë që ai (Trump) ta sheh realitetin në terren. Por, në qoftë se ai bën një gabim, gjithë ne duhet të jemi të zëshëm. Nëse u ndalohet hyrja në SHBA muslimanëve e nëse meksikanët dëbohen si hebrenjtë e Evropës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Por ne duhet të shohim dallimin në mes retorikës dhe veprimeve të Trump-it”.

Grushti i shtetit

I pyetur të komentojë për kritikat ndaj autoriteteve turke për shkak të arrestimeve masive pas tentimit të pasuksesshëm të grusht-shtetit në fillim të këtij viti, Davutoglu tha se kritikët shpesh harrojmë faktin e rëndësishëm – se Turqia është një demokraci, ku presidenti dhe parlamenti janë aty nga zgjedhje të lira, dhe mu ata janë sulmuar nga një grup ushtarak në mënyrën më brutale.

“241 qytetarë janë vrarë. Më shumë se 2,000 u plagosën. Ne kemi pritur solidaritetin e botës demokratike. Nuk kishte asnjë mbështetje reale. Nëse ju nuk e mbështesni qeverinë, ju duhet të paktën të mbështesni kombin që ka kundërshtuar grusht-shtetin. Disa shtete madje kanë pritur disa javë për të dënuar puçistët. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga vendi ynë dhe demokracia”, tha në fund Davutoglu.
tesheshi.com/d.i.

Tags: aleppodavutogluKosovaNATO
Previous Post

Siguria për Donald Trump, mbi 1 milion USD në ditë shpenzime

Next Post

Përgjimet e diplomatëve të huaj: Enver Hoxha ka kancer

Next Post
Shqipëria në borxhe, ish-drejtori i Albtrans tregon si e zhvilloi Enveri kontrabandën e cigareve

Përgjimet e diplomatëve të huaj: Enver Hoxha ka kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi