Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos në kuadër tq Forumit Ekonomik Botëror. Veç axhendës së aktivitetit, raa ka mbajtur takime edhe me drejtues qeverish ku fokusi ka qenë çështja e negociatave me BE.
Rama sot u takua me homologët e Kroacisë dhe Holandës për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se në takim është folur për rrugën e integrimit.
“Me kryeministrin kroat, Andrej Plenković, dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte, mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë po edhe krejt rajonin” thotë Rama.
Kryeministri shqiptar sot zhvilloi një takim edhe me homologun grek, ndërsa u diskutua për negociatat për cështjet dypalëshe. /a.m.