• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

David Schwendiman: Ja kush është kryeprokurori special i Kosovës që do të hetojë ish-komandantët e UÇK-së

by A R
06/09/2016 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia britanike e lajmeve Reuters bën të ditur se David Schwendiman është emëruar kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Reuters u referohet burimeve pranë Task Forcës së Bashkimit Europian për hetimet në Kosovë.

Dhe këtë fakt tesheshi.com e ka publikuar fiks një vit më parë, përkatësisht më 9 gusht 2015.

Po kush është njeriu që do t’i hetojë komandantët e UÇK-së dhe të ashtuquajturat argumente të dosjes Dick Marty?

Është amerikan, por edhe një njohës mjaft i mirë i krimeve të ndodhura në ish-Jugosllavi. Bëhet fjalë për një “zanatçi” të dorës së parë. Ai është David Schwendiman, që pritet të nisë punë në fund të shtatorit.

David Schwendiman është një amerikan nga Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas si avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utahit, por edhe të shumë universiteteve të SHBA-ve.

Mban gradën “profesor doktor” në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është në një nivel të lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të Task Forcës së BE-së për hetimin e të ashtuquajturave krime të UÇK-së, deklaroi se, “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Marty-t”.

Përpara se të emërohej në Kosovë, prokurori Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit.

Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA-ve për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës është fakti se zoti Schwendiman ka shërbyer në vitet 2006-2009 si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të Bosnjë-Hercegovinës.

Në këtë rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995.

Nga 2007-a ai ishte një nga katër zëvendësprokurorët e përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës, dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës.

Schwendiman përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve në tre Lojëra Olimpike, ku siguria ka rëndësi parësore, në Sidnej 2000, në Salt Lake në 2002-shin dhe në Athinë në 2004-ën.

Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrejn, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh. Karrierën e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zëvendësprokuror.

Nga viti 1977 deri në vitin 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA-ve, ku ka marrë edhe gradën leitnant komandant. /tesheshi.com/a.m

Next Post
Turistja amerikane e pafat… ciceroni tenton ta përdhunojë

Turistja amerikane e pafat... ciceroni tenton ta përdhunojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In