• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Data e zgjedhjeve mban peng finalizimin e marrëveshjes, Rama pranon deri në fund të qershorit

by Java News
17/05/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy ditës maxhoranca dhe opozita janë futur në një proces të ri negociatash, për të dalë nga ngërçi politik.

Edhe pse nga ana e ZëvendësNdihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee u la një afat që palët të kthenin një përgjigje dje brenda orës 16: 00 duket se ky afat nuk u respektua.

Por burime nga të dyja kampet kanë bërë me dije se negociatat do të vijojnë edhe ditën e sotme për ato pika që nuk janë dakordësuar. Si nga maxhoranca edhe nga opozita nuk ka një qëndrim zyrtar për këto negociata dhe të dyja kampet janë hermetike sa i përket detajeve.

Megjithatë, burime pranë negociatave maxhorancë-opozitë bëjnë të ditur se shumica parlamentare ka propozuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet parlamentare.

Po sipas të njëjtave burime, kryeministri Rama duket se do të tërhiqet nga 18 qershori, duke pranuar një datë të ndërmjetme fundin e muajit qershor.

Mësohet gjithashtu që Rama të ketë deklaruar se çdo datë tjetër, përtej qershorit, është antikushtetuese.

Mbrëmjen e djeshme nga ana e opozitës u njoftua se do të kishte një deklaratë për ecurinë e negociatave për ditën e djeshjme dhe mosaarritjen e konsensusit, por në fund kjo deklaratë u anulua për shkak të vijimit të negociatave edhe ditën e sotme.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se palët ndahen tek data e zgjedhjeve, ku veç datës 18 qershor janë hedhur edhe idetë për mbajtjen e zgjedhjeve më 23 korrik, apo në muajin shtator. Gjithashtu një tjetër pikë ku ndahen palët është edhe zbatimi i vetingut.

Sipas maxhorancës opozita duhet të plotësojë vendet bosh në komisionet e Vettingut, ndërsa opozita kërkon të votohet vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese. Sa i përket elektronikës në zgjedhje, duket se palët kanë gjetur një marrëveshje./a.ç

Next Post
Samiti i G20-s, pas Italisë edhe Gjermania pezullon “Schengen”-in

Samiti i G20-s, pas Italisë edhe Gjermania pezullon “Schengen”-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com