• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dasmë si në përralla”, Xhensila: Çfarë i thashë Besit kur mbetëm vetëm…

by A R
04/09/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk besojmë se ka shqiptar që nuk ka parë të paktën një foto nga dasma e bukur e dy artistëve aq të dashur të vendit tonë.

E besojmë se të shumtë janë ata që kanë thënë se nuse më të bukur se Xhensila, zor se mund t’i kenë zënë sytë. Po përtej shkëlqimit të dritave, fustaneve e luleve, ajo që do të mbajmë mend gjatë nga dasma e Bes Kallakut me këngëtaren është DASHURIA! Ata të dy duhen, dhe e reflektojnë në çdo çast. E në një kohë ku vendin e ndjenjave po e zënë qëllimet, interesat e kompromiset, kjo i jep tjetër vlerë gjithçkaje. Ne po tregojmë se si e ka parë publiku dasmën e Xhensilës dhe Besit, por nusja vetë, si e ka përjetuar. Në një rrëfim ekskluziv për “RevistaWho.Com” ajo na ka folur që për ditët e para me Besin kur dasmën thjesht e ëndërronte, deri tek realizimi i ëndrrës së saj të bardhë. Duam ta falenderojmë Xhensilën jo vetëm që pranoi ta ndajë me ne këtë rrëfim, por na bëri të besojmë edhe një herë, edhe më fort, se dashuria e vërtetë ekziston e është shumë e bukur. Do të na kuptoni pasi ta lexoni.

Xhensila si mund të na i përshkruash këto ditë?
Nuk kam fjalë, ishte ëndrra ime e bardhë që u kthye në realitet. Kam përjetuar emocione që nuk i kisha ndjerë kurrë më parë. Ende nuk e kam marrë veten, më kujtohen vetëm pak imazhe nga ajo natë, sikur nuk ka qenë e vërtetë…
Sa kohë ju desh të merreshit me dasmën?
Në fakt jemi përgatitur gjatë, që nga koha kur kemi kopsitur idetë e deri në momentet e fundit që çdo gjë të ishte siç e donim. “Geraldina Sposa” ishte zgjedhja më e mirë që bëmë të dy me Besin. Për fustanet isha e qetë, sepse që në skicime u afeksionova. Sellma dhe Kaci ishin të disponueshëm dhe me ide të qarta. Them me plot gojën qe kemi punuar me më të mirët.

Doli siç e kishit imagjinuar?
Mbase më mirë akoma. Nuk ka asgjë që do doja të ndryshoja nga ajo natë.
Ne dimë shumë pak për propozimin, si ishte ai?
Shumë intim, shumë emocional, i paharrueshëm.
I kujton fillimet e tua me Besin, çfarë ka ndryshuar nga atëherë? E mendoje që asokohe këtë dasmë përrallash?
Dasmën e mendon dhe e imagjinon çdo femër kam përshtypjen, edhe unë sigurisht e kisha thurur ëndrrën time për këtë ditë. Me Besin gjërat kanë ndryshuar vetëm për mirë. Jam rritur me të dhe çdo ëndërr timen e kam ndërtuar rreth tij.
Cili ishte momenti më i bukur i mbrëmjes për ty?
Momenti kur i thamë PO njëri-tjetrit. Do e ruaj atë kujtim gjithë jetën!

A është kjo koha më e lumtur e jetës tënde?
Janë ditë shumë të lumtura të miat megjithatë kam kuptuar që njeriu edhe momente shumë të vogla mund t’i kthejë në lumturi të pamasë.
Pas dasmës, kur mbetët vetëm a i thatë njëri-tjetrit “o Zot sa u lodhëm”?
Jo madje nuk na zinte gjumi nga gëzimi.
Ku dhe si ju gjeti mëngjesi i parë si të martuar?
Në shtëpine tonë, duke mos e besuar që një natë më parë kishim përjetuar ato çaste të paharrueshme.
Po muaj mjalti keni planifikuar?
Ende nuk kemi diçka konkrete, por sigurisht që po.
Do na e tregoni sa shpenzuat gjithsej për dasmën?
Kemi derdhur shumë energji, emocione dhe shumë dashuri atë natë. Kjo është më e rëndësishmja. Fundja, kujtimet janë e vetmja gjë që mbeten në jetë. E rëndësishme është që bashkëpunuam me njerëzit e duhur dhe ja vlejti.

I keni shënuar emrat e atyre që nuk erdhën?
Jo, ishin shumë ata që na lumturuan me pjesëmarrjen e tyre dhe kjo ka rëndësi.
Keni nisur jetën në shtëpinë e re?
E kemi nisur prej 2 muajsh tashmë.
Si e ëndërron tani të ardhmen tënde, si bashkëshorte dhe artiste?
E dashuruar si gjithmonë, dhe e angazhuar në maksimum në ndërtimin e një familjeje plot jetë e dritë.
Do ta sjellësh me klip këngën e re kushtuar Besit?
Po, kam një plan së shpejti. Eshtë një këngë që për mua do të thotë shumë.
Sa fustane ndërrove?
3 fustane. / revistawho.com/a.m.

Next Post
FOTO/ Liqeni i Shkodrës, ana pozitive e thatësirës, zbulohet anija shekullore

FOTO/ Liqeni i Shkodrës, ana pozitive e thatësirës, zbulohet anija shekullore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Lëvizja më e fuqishme e kontinentit”, Berisha u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës

July 30, 2026
Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

Prangosja e Ermal Beqirajt jo rastësi, kreu i SPAK: Kishim informacion prej javësh…

July 30, 2026
Sherri/ Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e gjimnazit, vihet nën hetim 17-vjeçari

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

July 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Shërbimi i Prokurorisë kërkon një drejtues, jo thjesht një prokuror në krye

July 30, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Raporti i SPAK për 2026, Braho: 16 hetime për zyrtarë të lartë dhe mbi 440 mln euro pasuri të sekuestruara

July 30, 2026
Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

July 30, 2026
Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

July 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

July 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kur bëhet fjalë për atdheun, të tjerat janë hiç

July 30, 2026
Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com