Dasma në Kapri të Italisë e modeles së famshme Heidi Klum u komentua gjatë në mediat rozë të mbarë botës.
Por tani, Heidi, e cila ndodhet ende në Itali, rrezikon të paguajë një gjobë prej 6 mijë eurosh.
Kjo, për shkak të një zhytjeje të ndaluar në Shpellën e Kaltër, bashkë me bashkëshortin e ri Tom Kauliz të Tokio Hotel-eve.
Çifti i lejoi vetes një banjë pasionale, tamam siç ka ndodhur një vit më parë kur ndodhej me pushime me Kauliz dhe çdo gjë që ndodhte e dokumentonte për ta postuar më pas në rrjetet sociale.
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz lidhën kurorë në një ceremoni romantike në Capri të Italisë të shtunën.