Një vajzë shqiptare është dhunuar në mënyrë barbare nga ana e ish-të fejuarit, edhe ai shqiptar. Vajza e re, disa vite më parë kishte shkuar në Itali me të arrestuarin, pasi ishin fejuar. Në atë kohë, ajo kishte qenë vetëm 19 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio.
Gjatë jetës në Itali ajo ishte njohur me një vendas me të cilin ishte dashuruar dhe më pas martuar, duke u ndarë nga i fejuari shqiptar. Por ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka vendosur që të hakmerret.
Siç raporton media italiane, e reja shqiptare kishte ndërruar jetë, por ish i fejuari nuk e kishte harruar. Ai ka shkuar mbrëmjen e dy ditë më parë në shtëpinë e saj dhe pasi i është hapur dera ka hyrë me forcë brenda.
Aty ka goditur dhe masakruar me grushte e shqelma të renë shqiptare dhe është larguar me vrap. Ditën e sotme shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në pranga.








