• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dashuritë e shkuara që qahen sot, është koha që vritet në kohën e Coronavirusit

by Lorenc Vangjeli
14/04/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Për të kuptuar psikologjinë, por dhe humorin e një shoqërie, shpesh mjafton të ndjekësh shijen e saj dhe të njohësh heronjtë e saj të adhuruar. Shqipëria e viteve 80-të ishte e dashuruar marrëzisht me shenjën në fytyrën e Tony Montanës dhe shkëlqimin e tij të zymtë, me cigaret dhe revolverin e komisar Cattanit apo me dramat e familjes Forrester dhe dashuritë e Ronn Mossit. Shqipëria kërkonte arratinë nga izolimi dhe ca pak filma që kapërcenin barrierën ishin gjithçka që nevojitej, qoftë si mënyrë jetese, qoftë si pasarelë mode, qoftë si ëndërr për të jetuar në jetën e dikujt tjetër me shumë më shumë fat. Nuk ka lumturi më të madhe se një grimë gëzimi e vjedhur në kohën e fatkeqësisë dhe këta personazhe filmash kult për kohën, ishin grabitja e luksit të asaj kohe.

Ishte një kohë kur gjithçka vinte nga ana tjetër e Adriatikut, ishte vetë ëndrra; në përpëlitjen e saj bardh e zi, Shqipëria kishte dhe një jetë tjetër që vinte nga ngjyrat e ëndrrës italiane, herë me portretin e Domenico Modugnios e herë me tingujt e Domenica In.

Oktapodi, “La Piovra” ishte një nga filmat e adhuruar të viteve 80-të në Tiranë. Diktatura e lejontë me kënaqësi serialin të shfaqej në Tiranën nën tirani, por publiku nuk e shihte si luftë me pushtetin e mafias, por si udhëtim në një botë lirie. Ku kishte ngjyra, kishte klube e makina, kishte dashuri, verë e para. Pjesa tjetër që drithëronte vetë italianët, në Tiranë shihej vetëm si një “contorno”, pa të cilën edhe mund të bëhej më mirë. Ishte hera e parë dhe e fundit që në Tiranë, një polic dhe një prokurore shiheshin si heronj. Që duheshin si dashnorë. Që merreshin si modele.

Ishte një paradoks i madh dashuria shqiptare për Cattanin apo Silvia Contin, në një kohë kur polici shqiptar ishte sfurk i diktaturës dhe prokuroria ishte një nga majat e saj më të mprehta. Ka shumë mundësi për të shpjeguar këtë paradoks të shkuar, por ja vlen më shumë të nënvizohet arsyeja se pse kjo dashuri e dikurshme, nuk është projektuar në këto 30 vjet tranzicion drejt demokracisë. Kur Shqipëria ka marrë nga Italia edhe farën e ligë të mafies, edhe modelin e të bërit demokraci mes krizash që sëmurin vetë sistemin.

Një polic i pasur apo një njeri i pasur në sistemin e drejtësisë, eshtë minimalisht produkt i korrupsionit të padalluar dhe të pandëshkuar. Në tre dekada, të ishe pjesë e drejtësisë, ishte një investim i jashtëzakonshëm vetjak. Posti dhe jo paga afronin e afrojnë një stil jetese që është dukshëm shumë i paekuilibruar dhe i paarsyetuar në shumicën dërmuese të rasteve.  Kjo gjë nuk shqetësonte askënd: të gjithë ishin mësuar me një fakt të tillë, njëlloj si me pritjen e ndryshimit të stinëve. Publiku nuk e quante një gjë të madhe shfaqjen e hapur të pasurisë së vjedhur dhe mbartësit e parave të pista nuk kishin asnjë dëshirë për t’i fshehur ato. Përkundrazi, moda diktonte që pasuria e vjedhur të ekspozohej. Ata nderoheshin nga publiku, respektoheshin, shiheshin si model, por në çdo rast, ata nuk duheshin. Edhe kur dora ju jepte paratë e bakshishit, zemra i mallkonte që mos i hanin gëzuar.

E njëjta gjë me pothuaj gjithë kastën drejtuese të policisë, që nga shefat e komisariateve dhe drejtorët e policisë e deri tek polici me motor i qarkullimit rrugor, kush më shumë e kush më pak, por gjithkush nga ta, jetonte shumë më mirë sesa lejonte rroga modeste. As ata nuk meritonin vëmendje dhe mirënjohje nga publiku. Përveç rasteve kur vriteshin. Atëherë shpalleshin dëshmorë dhe nderoheshin. Ndonëse askush nuk e thoshte dhe nuk e thotë se edhe mes tyre,  ka nga ata që ishin po aq të ligj sa dhe ata që i kishin vrarë.

Versioni shqiptar i Cattanit dhe Silvia Contit, ish-policë e juristë që kanë hyrë në politikë, kanë krijuar një segment, kulmi mbi të cilin formon trekëndëshin absurd politik shqiptar. Në fillim të këtyre tre dekadave, ata që hynë në politikë vishnin bluza leshi, por kishin diploma profesorësh. Sot ata janë zëvendësuar në shumicë nga tipa që vishen si fashionistë, por nuk kanë as lesh në kokat e tyre të leshta. Edhe këta duhen për interes dhe duartrokiten me hipokrizi për interesin. Por në raste tmerrësisht të rrallë, janë modeli që duhet. Ndaj sot Tonny Montana i suksesshëm nga droga dhe Ronn Mossi i “rrjeteve sociale”, i kanë vrarë të dy, edhe komisarin, edhe prokuroren. Duke i qeshur me gaz Stambolli dhe duke i qarë me lot Bosfori nga serialet turke me formë Evrope dhe shpirt Azie, që vrasin kohën në kohën e Coronavirusit.

Next Post
VIDEO/ Aksident masiv në ish-Bllok, makina përfundon në dyqan, plagoset rëndë shoferja

VIDEO/ Aksident masiv në ish-Bllok, makina përfundon në dyqan, plagoset rëndë shoferja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com