Një çift i ri nga Brukseli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, meqë ka refuzuar të lejojë që një kërcënim për sulm “shumë të mundshëm dhe serioz” terrorist të bëhet sebep i shkatërrimit të kurorëzimit të dashurisë së tyre.
Në një fotografi të tyre që bëri xhiro nëpër internet dhe që shpërfaq edhe gjendjen e bllokadës së jashtëzakonshme ushtarake në qytetin historik gjatë kësaj jave, të porsamartuarit – një grek dhe një flamane – pozojnë përpara një Kishe, të përcjellë në këtë aktivitet nga dy ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, shkruan “Koha Ditore”.









