• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashuria pas martesës zgjat, jo 3, por 5 vjet…

by Java News
26/06/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë të shumta teoritë dhe studimet të cilat flasin për dashurinë e veçanërisht për kohëzgjatjen e saj. Por një studim i ri francez ka zbuluar se dashuria zgjat pesë vjet pas martese! Studimi bazohet te kriza që ndodh brenda çifteve dhe te numri i lartë i divorceve

Sa zgjat dashuria? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur aq shumë e aq shumë teori dhe studime saqë duket sikur të gjitha janë të njëjta!

Dihet se në këto kohë faza e martesës po kalon kohë të vështira. Statistikat flasin qartë: dasmat zgjasin gjithnjë e më pak. Por sa “pak”? Francezët janë përpjekur të përcaktojnë kohëzgjatjen e dashurisë së vulosur nga martesa dhe rezultati nuk është aspak i shkëlqyeshëm për ata që kanë tashmë një rreth në gisht: 5 vjet.

Por për t’ju ngushëlluar është fakti tjetër se, kur bashkëjetoni me një partner me të cilin/cilën nuk jeni betuar për dashuri të përjetshme në kishë apo në bashki, mundësia për t’u ndarë është edhe më e hershme. Pra nuk do të mund t’i mbushni dot 5 vjet bashkë.

Sipas Institutit të Statistikave dhe të Studimeve Ekonomike franceze, që ka analizuar rastet e divorceve në vitin 2014, nuk është e thënë që dashuria gjatë martesës të zgjasë vetëm pesë vjet, por në vitin e pesë krizat janë më të forta dhe aty duket se sa fort është lidhur një çift me njëri-tjetrin.

Por edhe për kalimin e krizave në çift ekzistojnë zgjidhje.

Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndier të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.

Mbase do ju duket pak e çuditshme, por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.

Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos ngurroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.

Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse duhet ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!

Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.

Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Kjo nuk do të thotë që të flisni pa pushim, por që të gjeni mënyrën e duhur për të ndarë me partnerin ato gjëra që ju shqetësojnë dhe pse jo duke ia thënë nën zë, gjë që e bën më tërheqëse mënyrën e të treguarit./Shqip/a.k

Next Post

Griezmann heroi i "gjelave"/ Franca fiton 2-1 ndaj Irlandës me përmbysje rezultati (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In