• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Dashuria nuk njeh moshë’, 75 vjeçarja xheloze për të dashurin 90-vjeçar

by Java News
18/02/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E keni dëgjuar shprehjen “Dashuria nuk njeh moshë”? Shembulli konkret i kësaj thënieje ishte historia e transmetuar këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mes Merjemes dhe Qamilit.

Mejreme Dibra ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ata që i qëndrojnë afër, “Noçja”, është një grua 75-vjeçare me të cilën jeta nuk është treguar tepër bujare.

Është martuar dy herë me shpresën që do të gjente lumturinë, por fatkeqësisht të dy bashkëshortët e saj kanë ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonin këto, Noçes i vdiq edhe vajza që kishte nga martesa e parë. Vendosi të jetojë vetëm për 17 vjet derisa mori vendimin për t’i kaluar vitet e pleqërisë në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër.

Aty njohu Qamilin, me të cilin u dashurua dhe prej 15 vitesh ndajnë të njëjtën dhomë. Historia e tyre e dashurisë të bën të besosh se xhelozia ekziston në çdo moshë dhe se një gjest i bukur të gëzon në çdo kohë.

Arsyeja pse Noçja kishte kërkuar që përballë saj të vinte Qamili lidhej me disa kërkesa të sajat për të, që iu parashtruan atij në formën e premtimeve. Noçja i kërkoi Qamilit, një burrë tipik gjirokastrit, që të tregohet pak më dorëlëshuar kur vjen puna tek dhuratat e saj dhe gjithashtu, ç’ishte më e rëndësishmja që të mos shihte më gra të tjera, sepse ajo bëhej xheloze.

E gjithë historia u shoqërua me batuta dhe të qeshura, duke e ndryshuar komplet situatën në përfundim të programit./TCH

Next Post
Haradinaj: Lufta e UÇK e drejtë, s’kemi pse të shqetësohemi nga Specialja

Haradinaj: Lufta e UÇK e drejtë, s'kemi pse të shqetësohemi nga Specialja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com