• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dashuria mund HIV-in / Dy të rinjtë shqiptarë planifikojnë të lindin edhe fëmijë

by A R
17/09/2017 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodiani ishte 22 vjeç kur u përball me dramën më të rëndë të jetës së tij, faktin që ishte infektuar me virusin HIV. Prej tre vitesh bashkëjeton me këtë sëmundje për të cilën informacion të vetëm kishte vdekjen e sigurt.

“U gjenda përpara atij zarfit që laborantja ma dha dhe unë e kuptova faktikisht nga mimika e saj. Ishte një traumë që pësova, ishin netë pa gjumë, ka qenë një periudhë e gjatë dhe e dhimbshme për mua”.

Çdo gjë në lidhje me sëmundjen 25-vjeçari e mban në fshehtësi, përfshi dhe prindërit.

“Nuk e kam pasur të nevojshme që t’u tregoja për të mos i shqetësuar më tepër”.

Në rrëfimin e tij për Klan Plus, Klodiani tregon se frika e tij më e madhe, pasi mësoi se ishte i infektuar, ishte se mos kishte infektuar të fejuarën.

“Ne ishim prej dy viteve bashkë deri në atë moment edhe kisha shumë frikë. E pata dhe shumë problem sepse pasi e pranova veten deri diku, gjithë shqetësimi kaloi mbi shëndetin e saj. Por fatmirësisht ajo është negative. Mbaj mend kur u nisa për Tiranë sepse donte të isha i shtruar tek Infektivi në Tiranë, ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime kur u largova nga Shkodra. Mendova sikur s’do kthehem më këtu. Shikoja të fejuarën dhe mbaj mend atë ditë kur pimë një kafe dhe thashë ndoshta do të jetë kafja jonë e fundit”.

Të jesh HIV pozitiv, nuk të pengon që të bëhesh prind dhe të lindësh fëmijë të shëndosh. Klodiani dhe e fejuara e tij tashmë janë duke planifikuar që të bëhen prindër.

“Ne pas kësaj bëmë celebrimin e fejesës dhe vendosëm të ishim bashkë. Patjetër që në të ardhmen do të jemi me fëmijë. Sot mjekësia bën të mundur që nga dy prindër pozitiv mund të lindin fëmijë negativ”.

Ai tregon mangësitë e shërbimit shëndetësor në Shkodër por edhe në Tiranë ku ai është i detyruar që të paraqitet çdo dy muaj për të marrë ilaçet.

“Pavarësisht planit kombëtar që thuhet që do të krijojë mbështetje, unë nuk jam përballur me asnjë nga këto mbështetjet, as informacion. Thjesht e përballa krejt i vetëm, pa mbështetjen e askujt”.

Klodjani është njëri prej 984 personave të infektuar me HIV-AIDS në Shqipëri. Sipas specialistëve kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi të infektuarit shpesh herë identifikohen kur janë në stad të avancuar. /b.d

Next Post
I mituri përplas makinën me shtyllat, ndërron jetë 15-vjeçari në Kamëz

I mituri përplas makinën me shtyllat, ndërron jetë 15-vjeçari në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In