Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, një nga personazhet më të rëndësishme politike të demokracisë në Shqipëri, ka një “urrejtje dhe dashuri” me gazetarët, por varet nga personazhet me të cilët ai përballet.
Dje, Berisha na tregoi se së bashku me Lorenc Vangjelin, megjithëse kundërshtarë politik në pjesën më të madhe të kohës, të dy kanë një dashuri dhe një urrejtje të madhe.
Lorenc Vangjeli nuk i kurseu sulmet ndaj Berishës dhe ironitë e tij, duke e akuzuar ashpër edhe për 21 janarin dhe shumë nga ato postimet e “qytetarit dixhital”, duke përdorur dhe ironinë në lidhje me faktin se katër të vrarët në Bulevard, sipas Vangjelit ishin një akuzë e madhe për kreun e opozitës, më shumë sesa disa të dënuar në Greqi, të cilët ishin dëbuar nga andej.
Sarkazma dhe ironi të tilla si këto, të cilat gjatë gjithë kohës Vangjeli i përballte me Berishën, doktori nuk ishte më pak në batutë, nuk i thënë se disa gënjeshtra të Endri Fugës, Lorenc Vangjeli nuk mund t’i besonte dhe duhej të ndihej keq që bënte avokatinë e Edi Ramës. Një debat ku pyetjet ishin të gjitha, përgjigjet ishin të gjitha.
Secili pyeste çfarë deshte, doktori përgjigjej ashtu siç donte, e kështu me radhë. Por, ajo që bie në sy është fakti se Vangjeli dhe Berisha kanë një “urrejtje” dhe një “dashuri”.
Mesa duket kanë versionin se sa më shumë “urrehen”, aq më shumë edhe “dashurohen”. Të qetë dhe miq me njëri-tjetrin, në një skalion luftarak, por gjithçka thuhej “gëlltitej” me qetësi.
Situata duket në tension, por nuk kaloheshin caqet e goditjes personale dhe kurrësesi fyesë. Gjithçka ruhej brenda një debati politik mjaft të ashpër. Me akuza mjaft të rënda dhe pyetje pa ndalim, por edhe përgjigjet që kthente nga ana tjetër doktori, apo edhe përgjigja që kthente nga ana tjetër Vangjeli.
Në fakt debati i tij me Berishën është një nga ata shembujt e veçantë.
Doktori njihet si një person që servilet mediatikë i keqpërdor dhe i hedh, i neverit për nivelin e tyre intelektual, për debatet që bëjnë, për kapacitetin intelektual apo mënyren sesi sillen përpara tij. I përbuz dhe i largon. I mban, i keqpërdor dhe më pas i hedh.
Është një stil që ka ndodhur kohë më parë me gazetarë afër opozitës, apo edhe bashkëpunëtorë të tij.
Nga ana tjetër ka një sjellje ndryshe ndaj kritikëve të tij të cilët edhe kur i sulmon përballë përpiqet të ketë një etikë dhe një formë tjetër sjellje, të cilët i vlerëson si kundërshtarë, i do ti ketë në betejë dhe ti vlerësojë e ti mbajë ata edhe afër, apo t’iu japër atë që u takon.
E kundërta ndodh me Berishën, kur ai preket atje ku nuk mban më apo diçka ka ngelur peng në karrierën e tij politike dhe është shkatërruar nga gazetarët.
Ky është Sali Berisha i vërtetë. Njeriu shpesh i akuzuar si armiku i gazetarëve dhe shpesh i cilësuar si miku dhe aleati më i mirë i tyre. Kujtojmë këtu faktin se gjatë qeverisë së tij nuk pati kurrë padi ndaj medias dhe gazetarëve, ndërsa sot përpiqet që t’i ketë miq, dhe dënon censurën ndaj medias.
Megjithëse shumë i sulmuar në mandatin e tij të parë si president i vendit, dhe si kryeministër i anatemuar dhe i “masakruar” nga mediat, Berisha di t’i ruajë edhe “armiqtë” e tij më të egër mediatik, si Lorenc Vangjelidhe ti mbajë ata pranë.
T’i ruajë në opinionin publik dhe t’i vlerësojë, ndryshe nga sjellja e pjesës tjetër të politikës shqiptare.
Megjithëse meritë për këtë “dashuri dhe urrejtje”, pa dyshim ka edhe gazetari Lorenc Vangjeli, i cili ngelet i veçantë dhe ndoshta njeriu me ironinë dhe sarkazmën më therëse deri në palcë e fut “thikën” e tij, por Berisha e pranon dhe ndoshta i pëlqen dhe i shijon ky nivel gazetarie dhe sjellja e tij.
Prandaj të dy janë në pozicionin “sa më shumë të të urrej, sa më thellë të të godas, aq më shumë do të dua”. Dhe ky është rasti i Sali Berishës me Lorenc Vangjelin. /cna/