• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I dashuri që njoha në FB më ftoi në banesë por…” 13-vjeçarja rrëfen abuzimin

by A R
28/08/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fton të miturën në shtëpinë e tij, pasi e njohu në “Facebook”, 17-vjeçari e përdhunon. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në qytetin e Beratit, ku një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar nga i dashuri i saj adoleshent, shkruan “Panorama”.

Sipas policisë, ai është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e djalit, pasi ai e ka ftuar të miturën për vizitë. Sipas policisë, autori i përdhunimit është shtetasi me inicialet K.A., banues në Berat, i cili është arrestuar në flagrancë pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës.

17-vjeçari dhe vajza e mitur 13 vjeçe mësohet se kishin krijuar njohje përmes rrjetit social “Facebook”. Pas komunikimeve të shpeshta mes tyre lindi dhe një lidhje dashurie. Djali i kishte premtuar asaj lidhje zyrtare, për të cilën do të viheshin në dijeni dhe dy familjet e tyre.

Si hap të parë për këtë, ai e kishte prezantuar vajzën e mitur edhe me prindërit e tij. Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë, 17- vjeçari e kishte ftuar të dashurën e tij për të kaluar disa orë së bashku në banesën e tij.

Duke përfituar nga fakti se në shtëpi nuk ndodheshin prindërit e tij, djali dyshohet se e ka detyruar 13-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Kaq ka mjaftuar që vajza në gjendje të tronditur psikologjike t’u tregojë gjithçka prindërve të saj, me të mbërritur në banesë.

Pasi ka rrëfyer se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, prindërit bashkë me vajzën i janë drejtuar Komisariatit të Policisë në Berat. Vajza, në deponimin e saj në prani dhe të një psikologeje, ka treguar se kishte shkuar me vullnetin e saj në shtëpinë e të dashurit, pa e menduar se e gjitha do të përfundonte në këtë mënyrë dhe se ajo nuk kishte ditur se çfarë do të ndodhte.

13-vjeçarja është shprehur se me djalin njihej prej kohësh dhe se madje për lidhjen e tyre kishte dijeni dhe familja e tij. Duke qenë se në dijeni të lidhjes ishin familjarë të tij, ajo kishte pranuar pa hezitim ftesën e të dashurit për të kaluar disa orë së bashku në banesën e këtij të fundit.

Sipas të dhënave, e mitura ka sqaruar se i dashuri i kishte premtuar asaj se së shpejti do të fejoheshin. Pas denoncimit, forcat e policisë u vunë në lëvizje duke bërë arrestimin e të akuzuarit për përdhunim.

Ngjarja ka shkaktuar jo pak reagim në opinionin publik, ndërsa pritet që oficerët e policisë të marrin edhe dëshminë e 17-vjeçarit të arrestuar, për të zbardhur akoma edhe më shumë mbi këtë ngjarje tronditëse.

“Më datë 27.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, 17 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 26.08.2017, në banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me një të mitur, 13 vjeçe”, bën të ditur policia. Ndërkohë ndaj 17-vjeçarit K.A. do të rëndojë akuza për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”./a.m.

Next Post
Dosja/ Ja si konfliktohen prostitutat në Tiranë për territorin ku ushtrojnë aktivitetin

Shpëtohen 26 vajza të trafikuara në Irlandë, mes tyre disa shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In