• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dashuri dhe urrejtje! Historia e gjatë e raporteve të Berishës me miliarderin amerikan Soros

by A R
29/08/2025 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë romancës së tij me miliarderin George Soros. Një lidhje në kufijtë e dashurisë dhe urrejtjes, që më tepër se sa nga aktiviteti i Soros, lidhet me pozicionin e doktorit, në pushtet apo në opozitë.

Fondacioni Soros për herë të parë në Shqipëri është regjistruar në vitin 1992 nga kryeministri i asaj kohe Vilson Ahmeti, fill pas rënies së regjimit komunist.

Por i pari i cili tentoi të lidhet me miliarderin, ishte Sali Berisha. Në vitin 1993, një vit pas ardhjes së parë në pushtet, me anë të një letër posaçërisht për Soros, atë kohë pak i njohur në Shqipëri, doktori  i drejtohej miliarderit si një mik personal madje duke e ftuar të vizitonte vendin.

Falenderimi ishte për 120 ton letër që Soros kishte dërguar në ndihmë të ngritjes së shtypit shqiptar, që sipas Berishës, ishte dhe “çelësi” i fitores së PD në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Dhe më në fund, Berisha dhe Soros u takuan. Kjo foto është e para mes tyre. Besohet t’i përkasë periudhës 1997-1998, kur doktori ishte President ose sapo kishte dalë në opozitë.

Kohët kaluan, dhe me riardhjen në pushtet të doktorit, ata sërish u takuan. Në Forumin e Davos në vitin 2008, Berisha si kryeministër udhëzoi zyrën e shtypit kryeministrore të nxjerrin foton e tij me Soros dhe dy rreshta për takimin.

Çuditërisht, një vit më vonë, doktori në Shqipëri propozoi legalizimin e martesave gay, ndërsa sot e akuzon Sorosin për një axhendë të tillë globale. Projektligji nuk u miratua asnjëherë në Shqipëri.

Me rënien e tij në opozitë dhe largimin nga kryetar i PD, në vitin 2016, Berisha kërkoi të gjejë një frymëzues të ri, Donald Trump. Ai e uroi ndër të parët, nga njëra anë e konsideroi një personalitet, nga ana tjetër e këshilloi të mos dëgjojë komentet e kryeministrit Rama për të.

Por krisja me Soros erdhi në vitin 2017. Një vit pas Reformës në Drejtësi, doktori gjeti justifikimin për ta sulmuar.

2 DHJETOR 2017 “Ky është kryekorruptori politik i gjithë globit George Soros. Një njeri si ky, meriton vetëm një gjë, non-grata, non-grata, non-grata kudo”

4 vite më vonë,non-grata erdhi, jo për Soros, por për Berishën. Por çfarë deklaroi doktori konferencën e parë pasi u lajmërua?

20 MAJ 2021

Pas këtij akti?

A është George Soros?

Jo, nuk e them që është Xhorxh Soros.  Aty unë rendis ku ka qenë veprimtaria ime këto 8 vite.

Por para kësaj.

Vetëm 5 muaj para shpalljes non-grata, ai uroi Presidentin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve në SHBA. E konsideroi mik të madh e të çmuar të shqiptarëve, si dhe kërkoi dënimin e autorëve të sulmit në Capitol Hill, sipas tij ekstremist dhe antidemokratik, të frymëzuar nga Donald Trump.

Mungesa e konsistencës së doktorit, iu kthye në karma. Dhe sërish, doktori uli kokën. Trump fitoi zgjedhjet në nëntor 2024. Në urim, Berisha theksonte se amerikanët e votuan Tramp për të refuzuar Sorosin.

6 NËNTOR 2024 – “Zoti e deshti që të kishte ngjashmëri mes opozitës shqiptare dhe opozitës amerikane, Presidentit Donald Trump.”

Po bëhet viti nga fitorja e Tramp në SHBA, por nëse Berisha ndryshon sipas qejfit preferencat, përtej oqeanit kjo nuk ndodh.

Dosja e Berishës dhe non-grata vijojnë të mbeten në të njëjtin sirtar, në fuqi, ndërsa doktori vijon të injorohet nga administrata amerikane, pavarësisht kontratave me ish-fushatuesin e Tramp, La Civita apo kompaninë e ish-avokatit të Trump, Continental Strategy.

Në përplasjen e fundit, mes Trump dhe Soros, Berisha ndoshta është i vetmi politikan në botë që ka guxuar të komentojë sherrin mes dy personave ndoshta më të fuqishëm të globit. Dhe sigurisht, qëndrimi sërish ndryshon.

28 GUSHT 2025 – “Ja ditë e madhe në histori. Personi që loboi për ‘non gratën’ time subjekt i RICO-s.”

Ai është gati ti hyjë edhe oqeanit më këmbë, por duhet të sqarojë përfundimisht kush është i miri dhe i keqi, Trump apo Soros?

ABCNEWS

Next Post
4.7 milionë dalje deri në korrik! Ku i kaluan pushimet verore shqiptarët?

4.7 milionë dalje deri në korrik! Ku i kaluan pushimet verore shqiptarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Sondazhi: 80% e të anketuarve nuk i ndjekin as në media protestat e Berishës

April 20, 2026
“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

April 20, 2026
“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

April 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

April 20, 2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

April 20, 2026
“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

April 20, 2026
Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

April 20, 2026
DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

April 20, 2026
Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

April 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In