• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘I dashur vëlla…” Fjalimi prekës i Metës në ceremoninë mortore të Gjovalin Kadelit

by A R
29/05/2017 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë i ndjeri Gjovalin Kadeli është përcjellë në banesën e tij të fundit në Lezhë.

Trupi i pajetë i deputetit të LSI-së është pritur nga qindra persona, teksa një fjalim për të kishte rezervuar Presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Me fjalë emocionuese, Meta është shprehur se ka ndarë një dhimbje të pangushëllueshme për humbjen e tij, jo vetëm si deputet i LSI-së por si një mik që mblidhte njerëzit me buzë në gaz.

Si një natyrë e qeshur dhe plot jetë, ka thënë Meta, humbja e Gjovalinit e bën edhe më të madh boshllëkun që ai ka krijuar.

Ja fjalët prekëse të Ilir Metës për Gjovalin Kadelin:

I dashur vëlla, i paharruar Gjovalin!

Të nderuar miq!

Jam shumë i trishtuar të ndaj të njëjtën dhimbje të madhe dhe të pangushëllueshme me ju sot.

Nuk e kisha menduar kurrë më parë një çast si ky dhe një arsye të rëndë si kjo për të ardhur në Lezhë.

Ka shumë vite që për të ardhur dhe ndaluar në Lezhë, si qytet, si mik, i ftuar, apo si politikan, një arsye e madhe ishte babai dhe biri juaj, miku dhe kolegu ynë i paharruar, Gjovalin Kadeli.

Nuk e kishim menduar kurrë se në një ditë si kjo, Gjovalini do të na mblidhte sërish të gjithëve, por nuk do të na dilte të na priste buzagaz si gjithmonë.

Duke qenë miku ynë i pazëvendësueshëm, Gjovalini sot na kujton boshllëkun e madh njerëzor që ka lënë për të gjithë.

Duke qenë gjithmonë i qeshur dhe plot jetë, Gjovalini e bën më të rëndë zinë e sotme në këtë ditë morti.

Duke rendur gjithmonë të ngushëllojë dhembjen e të tjerëve, Gjovalini na bën të ndjejmë edhe më të rëndë dhimbjen për atë vetë.

Nuk e kisha menduar kurrë që ai mik dhe koleg, me atë gjallëri dhe vitalitet të jashtëzakonshëm, me atë dëshirë dhe dashuri për jetën, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit që e donin siç i deshte, që e respektonin siç dinte ai t’i respektonte, që u besonte siç edhe ata e besuan për vite të tëra.

Lajmi se Gjovalini ishte sëmurë, në fillim na tronditi. Por ishim të bindur se ai do ta fitonte atë betejë. Do të fitonte mbi sëmundjen e rëndë, si një betejë të madhe që e bënte në emër të fëmijëve të tij të dashur, të nënës së tij të shtrenjtë, por edhe kujtimit të bashkëshortes së tij.

Si një betejë që e bënte në emër të të afërmve, miqve dhe shokëve të panumërt dhe gjithë qytetarëve që i besuan për disa herë rresht votën e do t’i besonin me siguri edhe mandatin tjetër përfaqësues në Kuvend.

Gjovalini ishte një njeri i rrallë. Nuk duhej të prisnim këtë ditë ikjeje për të thënë një gjë të tillë, sepse ai e meritoi këtë përgjatë gjithë jetës së tij, që nga detyrat e para që kreu në Lezhë e deri në aktivitetin e tij politik, në të cilin u përfshi menjëherë pas pluralizmit dhe që në fillimet e demokracisë.

Një njeri i iniciativës, i sipërmarrjes dhe i politikës, Gjovalin Kadeli u bë që hershëm dhe menjëherë një ndër njerëzit e shquar, të përkushtuar e të dobishëm të qytetit të tij, e më pas një qytetar i merituar i Tiranës politike, si deputet, si anëtar i Komisionit të Ekonomisë, me kontribut të veçantë në Parlament dhe mbi të gjitha me një lidhje të jashtëzakonshme me qytetarët e tij dhe komunitetin që përfaqësonte.

Fatkeqësisht, sëmundja e rëndë e ndërpreu rrugëtimin e tij në karrierën politike dhe për këtë arsye ai do të na mungojë të gjithëve.

Gjovalin Kadeli do t’u mungojë miqve, por do t’u mungojë edhe kundërshtarëve, që gjithashtu e vlerësonin dhe e respektonin e çmonin dhe e vlerësonin për karakterin e tij të rrallë dhe të fortë burrëror.

Gjovalini do t’u mungojë katër fëmijëve të tij, Ildës dhe Adelës, Iridjanit dhe Adit. Do t’i mungoj nënës Lizë dhe gjithë të afërmve, miqve dhe bashkëqytetarëve të tij.

Edhe në dhimbjet më të thella ka gjithmonë një ngushëllim. Si mik dhe koleg i Gjovalinit, jam i bindur se fëmijët e tij, Adela dhe Ilda, Iridjani dhe Adi do ta mbajnë gjithmonë hapur derën e madhe të Kadelit.

Ata do ta mbajnë të hapur atë derë për shokët, miqtë dhe kolegët dhe që bashkë me ta do ta ruajnë gjithmonë babanë e tyre në kujtesë të qeshur, miqësor dhe të përkushtuar, do ta kujtojnë si vëlla për të vetmuarit, si përkrahje për të pamundurit dhe si një shpresë për të dëshpëruarit.

Secilit prej nesh do i mungojë kjo pikë takimi dhe miqësie në Lezhë.

I përjetshëm kujtimi yt,

I dashur vëlla, i paharruar Gjovalin!

Next Post
Përmet/ Kumbaro: Në mandatin e dytë vijojmë me projektin e rrugës së Tre-Urave

Përmet/ Kumbaro: Në mandatin e dytë vijojmë me projektin e rrugës së Tre-Urave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com