• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, u vendos 5 prioritetet!

by A. Q
28/08/2026 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga Edi Rama, dhe të prioriteteve të përcaktuara për qeverisjen deri në vitin 2030, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula, mblodhi në një takim pune kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore, të cilëve u komunikoi prioritetet e punës dhe drejtimet kryesore të bashkërendimit institucional ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm dhe inspektorateve qendrore.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkërendimit institucional, standardizimin e veprimtarisë inspektuese dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit u theksua roli i Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen, bashkërendimin, standardizimin dhe vlerësimin e sistemit të inspektimit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria që strukturat inspektuese të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të zbatojnë standarde e metodologji të unifikuara në të gjithë territorin e vendit.

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm vuri theksin te forcimi i ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në veprimtarinë inspektuese, si dhe te orientimi i punës së administratës drejt rezultateve konkrete për qytetarët dhe bizneset. Në këtë kuadër, u diskutua edhe rëndësia e trajtimit efektiv të ankesave dhe e përdorimit të të dhënave të tyre në funksion të analizës së riskut dhe përmirësimit të planifikimit të inspektimeve.

Pjesë e takimit ishte edhe paraqitja e një pasqyre të situatës aktuale të sistemit të inspektimit. Gjatë periudhës 15 korrik–24 gusht janë realizuar 106 mbikëqyrje të procedurave të inspektimit, ndërsa janë administruar rreth 400 praktika ankimore. Në drejtim të rekrutimeve, gjatë periudhës mars–gusht janë plotësuar 48 pozicione.

Ndërkohë, vijon puna për plotësimin e vendeve vakante dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore në proceset e emërimit dhe të zhvillimit në karrierë.

Gjatë diskutimeve u përcaktuan si prioritete për periudhën në vijim:

-unifikimi i praktikave inspektuese;

-respektimi rigoroz i procedurave;

-dokumentimi i plotë i veprimeve dhe vendimmarrjeve;

-forcimi i meritokracisë në proceset e rekrutimit;

-rritja e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese.

Në funksion të forcimit të bashkërendimit institucional, Inspektorati i Përgjithshëm do të zhvillojë takime periodike me kryeinspektorët, drejtorët e përgjithshëm dhe kryeinspektorët rajonalë. Gjithashtu, do të intensifikohet bashkëpunimi me inspektoratet për shkëmbimin e informacionit, adresimin e problematikave dhe standardizimin e praktikave inspektuese.

Inspektorati i Përgjithshëm mbetet i angazhuar për ndërtimin e një sistemi inspektimi profesional, transparent, të unifikuar dhe të orientuar drejt rezultateve, në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe interesit publik.

Next Post
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare, zbulohet shkaku!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com