• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dashamir Shehi replikë Bashës: Harroje djegien e mandateve, bëju “gjel” në oborrin e opozitës!

by Aalison Pearse Stevens
11/06/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashamir Shehi nuk ndan të njëjtin opinion me Bashën, lidhur me paralajmërimet e këtij të fundit për djegie mandatesh në rast se do të ketë deputetë nga opozita që do të thyejnë vendimin politik për reformën.

“…Mandatet janë individuale. Përfaqësojnë dinjitetin politik të secilit deputet. Në qoftë se këto i djeg apo i shuan z. Basha, mund të them që në mënyrë të pavullnetshme ose edhe nga pasioni i momentit, ai i heq një pjesë të dinjitetit kolegëve të vetë. Prandaj, them që ai duhet ta rimendojë dhe ritrajtojë këtë lloj deklarate…”, -shprehet ai. Por jo vetëm. Ai ka edhe një këshillë për kreun e PD-së. “…Është koha që Basha duhet të marrë një vendim. Që në oborrin opozitar të këndojë vetëm një gjel…”

Shehi i mëshon qëndrimit se në principin e përgjithshëm të demokracisë janë shumicat ato që garantojnë pakicën. “PD-së i takon që të jetë në mbrojtje. PD-ja, duke qenë një numër më i vogël, i takon që të jetë edhe më radikal, që të bëhen edhe më të ashpër për vetë natyrën e vetëmbrojtjes që ka pakica. Prandaj i takon mazhorancës që të gjejë formulën, ta zgjerojë bazën e bashkëpunimit, ta ulë gardhin që të mund ta kapërcejnë edhe të tjerët…”, -tha ai.

Shehi i përgjigjet edhe planit “B” që ka mazhoranca për të peshkuar deputetë të opozitës me qëllim arritjen e kuorumit prej 94 votash. A do të jetë ai një nga ata? “Unë do të votoj prapë djathtas edhe kur Basha do të votojë majtas siç ka bërë shumë herë bashkë me Berishën, kështu që kompozimi i politikës në njerëz që janë të qëndresës dhe në të tjerë që janë të tolerancës apo të tjerë që janë shqiponja, fajkonj, pëllumba është një budallallëk i madh dhe një delenxhillëk që i ka kaluar koha. Unë do t’iu sugjeroj të gjithë kolegëve që t’i mbahemi rrafshit politik dhe koherencës…”, – përgjigjet ai.

Dashamir  Shehi nënvizon se ai ka qenë koherent në qëndrimet e tij kundrejt vendimeve politike që ka marrë opozita edhe atëherë kur ai personalisht nuk ka ndarë të njëjtin opinion. “…Unë do të votoj atë që do të votojë opozita siç kam bërë këto tri vite shpesh herë dhe për solidaritet politik. Unë jam treguar shumë korrekt. Kanë bërë demonstrata ata, kemi bërë edhe ne. Kanë bërë bojkot ata dhjetë ditor, kemi bërë edhe ne, për të cilën shpesh herë edhe nuk kam qenë dakord. Sepse ideja e një fronti të bashkuar shpesh herë është më e rëndësishme sesa ato fërkimet e brendshme…”, -sqaron ai./Dita/

Next Post

Edhe historianët kundër demarkacionit me Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In