• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dash Sula: PD s’mund të përfshihet në betejën e Berishës me drejtësinë, jam kundër epiteteve për prokurorët

by Java News
25/10/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thekson se ai dhe deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk sulmojnë organet e drejtësisë, por në rastin e hetimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ka pasur një nxitim për masë sigurie.

I ftuar në studion e News 24,, ai tha se Prokuroria dhe Gjykata duhet të merrnin autorizim nga Parlamenti.

“Shprehja që qarkullon nëpërmjet juristëve është që dy juristë nuk i gjen në një mendje asnjëherë. Ligji ka interpretim gjithmonë. Por siç e lexoj unë ligjin dhe pa dashur të ndikohem nga zt.Berisha, them se ka një nxitim nga gjykata se si lexohet ligji. Prokurori dhe gjykatësi udhëhiqet nga kodi i procedurës penale ose civile. Në çfarëdo lloj gjykate madje edhe në Strasburg, gjëja e parë kur një gjykatë shikon është respektimi i procedurës. Nëse kemi shkelje të procedurës nuk i hyn fare themelit të çështjes dhe kjo ndodh në çdo proces. Në rastin konkret, nëse do të rrijë në këtë status quo kjo është e goditshme si çështje në themel. Ky nxitim i tillë nuk kishte pse të ndodhte.

Ne kemi deklaruar se do të votojmë pro çdo lloj kërkese që vjen nga Prokuroria. Në rastin konkret, Kodi i Procedurës Penale, është i qartë. Ndalimi i pasaportës të kërkon autorizimin nga Parlamenti. Ndryshimet janë bërë në vitin 2012 dhe kemi kërkuar që të mos kishte fare imunitet deputeti. Sot organi hetues ka të drejtë të gjurmojë deputetin. Për kontrollin e banesës dhe masën e sigurimit, këtu është anashkaluar Kuvendi. Nuk e di pse është anashkaluar kjo. Ligjvënësi është parashikuar që edhe në rastet kur Parlamenti nuk i jep autorizim, përsëri në bazë të nenit 289, organi hetues ka të drejtë të vazhdojë hetimin”, theksoi ai.

Ai deklaron se është kundër sulmeve ndaj SPAK dhe se Partia Demokratike nuk duhet të përfshihet në këtë debat. “Unë vazhdoj t’i mbështes organet e drejtësisë dhe nuk jam dakord me asnjë lloj emërtimi edhe në kohën kur Rama në Asamblenë e PS-së sulmoi SPAK-un. Jam kundra çdo lloj epiteti, çdo lloj gjuhe. Unë nuk do të jem mburojë e asnjë politikani në asnjë lloj rasti. Nëse e fusim në kanalet politike, humbet sensi dhe e drejta. Mund të ketë persona të caktuar që kanë interesa të sulmojnë ndonjë politikan apo një tjetër. Kjo nuk do të thotë që e gjithë forca politike të përfshihet në këtë debat dhe në këtë luftë. Qëndrimi i Zt. Bardhi dhe i joni është që nuk i bëhemi mburojë asnjë personi. Nëse nesër fillon një hetim për një politikan të opozitës që mund të ketë shkelur ligjin, atëherë nuk preket asnjëherë opozita dhe kështu që i bie që edhe pozita e sotme kur të jetë nesër në opozitë të mos preket. Nëse Berisha bën betejë për transparencë, ne duhet ta mbështesim.

Pyetjes së bërë nëse duhet ta përfshijë Partinë Demokratike, deputeti Sula ishte i qartë: Jo!

Sula tha se hetimi e ka vënë në vështirësi edhe kryeministrin. “Kjo është një gjë që edhe Ramën vetë e ka vënë në siklet sepse është hera e parë që po hetohet një vendim kolegjial, një VKM. Çka do të thotë se kjo mund të bëhet edhe nesër në krye të detyrës. Pastaj ka kanë këllqe, është tjetër gjë. Rama rehat është me këtë status quo, me zt.Berisha, me zt.Meta dhe zt.Basha, sepse i ka mundur disa herë”, shtoi ai.

/f.s

Next Post
Më pak studentë tek Arkeologjia; ulet interesi i të rinjve, 22% më pak krahasuar me vitin e kaluar

Më pak studentë tek Arkeologjia; ulet interesi i të rinjve, 22% më pak krahasuar me vitin e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Kosova pret Irlandën, caktohen gjyqtarët që do vendosin drejtësi në Prishtinë!

Liga e Kombeve/ Kosova pret Irlandën, caktohen gjyqtarët që do vendosin drejtësi në Prishtinë!

September 22, 2026
Aksion në Fier, Policia Rrugore në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë! Monitoron me dronë dhe radarë parakalimet e gabuara

Aksion në Fier, Policia Rrugore në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë! Monitoron me dronë dhe radarë parakalimet e gabuara

September 22, 2026
Aksioni i SPAK ‘ndez’ debate në Komision, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

Aksioni i SPAK ‘ndez’ debate në Komision, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

September 22, 2026
Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë autoritetin për arrestimin e Netanyahut gjatë vizitës së tij në OKB

Mamdani sulmon sërish Netanyahun pas takimit me Trumpin: Ai duhet të arrestohet kur të vijë në New York!

September 22, 2026
“Filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve”- Regjisori Ilir Butka sulmon Mevlan Shanajn pas deklaratës: Je një gënjeshtar që ta shpif!

“Keni parë ndonjë film të këtij regjisori?!”- ‘Ndizet’ debati për kinemanë, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ilir Butkës: Në art mbeten veprat, jo…

September 22, 2026
Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohen natyra dhe biodiversiteti (VIDEO)

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohen natyra dhe biodiversiteti (VIDEO)

September 22, 2026
Duka mbledh lojtarët e Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve: Duam vendin e parë në grup, frymë skuadre dhe karakter!

Duka mbledh lojtarët e Kombëtares para ndeshjeve të Ligës së Kombeve: Duam vendin e parë në grup, frymë skuadre dhe karakter!

September 22, 2026
Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

Mediat amerikane bojkotojnë mbulimin e Trump, përplasje me Shtëpinë e Bardhë për aksesin e gazetarëve

September 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton 5 persona në Dhërmi, gomonia pësoi avari

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton 5 persona në Dhërmi, gomonia pësoi avari

September 22, 2026
“E kthyen Shqipërinë në arenë Trumpizmi!”- Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

Asambleja e OKB-së nis punimet e sesionit të 81-të, mes liderëve botërorë në Nju Jork edhe kryeministri Rama!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com