Departamenti Amerikan i Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se është duke ndodhur një zgjerim i konsiderueshëm i politikës së tij sa u përket masave të marra ndaj vizave të atyre “që punojnë në emër të kundërshtarëve të SHBA-së për të minuar” interesat e vendit në Hemisferën Perëndimore.
Ky lajm është përcjellë dhe komunikuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në të cilin shkruhet: “Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara.””
Bazuar në raportimin e bërë nga Times.com, DASH po ashtu ka deklaruar se ka “ndërmarrë hapa” për të vendosur kufizime ndaj 26 individëve si pjesë e zgjerimit, mirëpo lista e këtyre individëve nuk është bërë publike, dhe po ashtu nuk ka informacion për aktivitetin e tyre.
Por në thelb kjo politikë ka bërjen të papërshtatshëm të individëve dhe anëtarëve të familjes për hyrjen në vend.
“Aktivitetet që mund të justifikojnë kufizimin, sipas njoftimit, përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: “mundësimin e fuqive kundërshtare për të fituar ose kontrolluar asetet kryesore dhe burimet strategjike në hemisferën tonë; destabilizimin e përpjekjeve rajonale të sigurisë; minimin e interesave ekonomike amerikane; dhe kryerjen e operacioneve të ndikimit të dizajnuara për të minuar sovranitetin dhe stabilitetin e kombeve në rajonin tonë”, raporton Times.
Presidenti Donald Trump ka përqafuar termin ” Doktrina Donroe “, një riinterpretim bashkëkohor i një vizioni të politikës së jashtme të vitit 1823 nga ish-Presidenti James Monroe që përqendrohet në dominimin e SHBA-së në hemisferën perëndimore.
Në njoftimin e bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmendet autoriteti i Administratës Trump, bazuar në Aktin e Imigracionit dhe Kombësisë, i cili shpreh se hyrja e shtetasve të huaj mund të kufizohet nëse Sekretari i Shtetit ka arsye të besojë se “do të ketë pasoja potencialisht serioze negative të politikës së jashtme” për SHBA-në.
Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti ka zbatuar një axhendë të ashpër anti-emigrante.










