• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DASH: Shqipëria burim kryesor marijuane, pikë tranziti për drogat e forta

by A R
03/03/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.

Gjatë vitit 2015, thuhet në raport,  autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014. Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë.

Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë,  substancash kimike bazë, ose drogash sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i narkotikëve të tjerë nuk është i shpeshtë, thekson raporti i DASH.

Sipas policisë shqiptare, thuhet në raport, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh, sipas identifikimit nga ajri të autoriteteve italiane. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë.

Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve.

Raporti vjetor i DASH për narkotikët, përgatitet për Kongresin, në kuadër të ligjit për ndihmat për vendet e tjera dhe pasqyron përpjekjet e një sërë vendesh kryesore për të luftuar gjithë aspektet e trafikut të drogave./VOA

Next Post

2 vite nga zhdukja mistershme, gjendet një pjesë e bishtit të Boeing “MH 370”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

Eksperti ngre alarmin: Pas tërmeteve të forta, Venezuela mund të goditet nga lëkundje të tjera

June 26, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“Si bashkëpunojnë grupet shqiptare me kartelët e Ekuadorit”, Hoxha zbërthen skemën

June 26, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

AAK i vendos kushte Albin Kurtit: Ja çfarë kërkon për t’i dhënë votat për institucionet

June 26, 2026
“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

June 26, 2026
Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

June 26, 2026
Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

June 26, 2026
Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Shtyhet afati i aplikimeve për fermerët, ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

June 26, 2026
82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

82 vjet nga gjenocidi mbi Çamërinë, Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

June 26, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

June 26, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In