• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dash Shehi: Rama na ka frikë neve, do ta shohi në vjeshtë…

by A R
19/07/2019 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashamir Shehi thotë se shteti shqiptar ka mbaruar së funksionari dhe se duhet ndërtuar nga e para.

I ftuar në “Ora”, Shehi tha se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar i pari, duke nënvizuar se do t’u lërë një borxh shqiptarëve prej 3 miliardë me PPP-të, nga 300 mln euro që la qeveria e shkuar.

Sipas Shehit, gjykata kanë marrë vendime nën presionin edhe të grupeve kriminale për t’u konfirmuar mandatin kryebashkiakëve të rinj.

Pjesë nga deklarata e Shehit: Ata gjykatës nuk i kanë marrë ato vendimet se janë budallenj. I kanë marrë me presione të Edi Ramës. mbaroi kjo punë! Nuk është rastësi që janë zona si Durrësi ku ata nuk duan t’ia dinë jo për gjykatat. Ata kanë lidhje direkt me qeverinë. Kjo është drejtësia që do të sjellë Edi Rama.

Të jeni të sigurt se mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon mos ky vetë ndonjë nga hyzmeqarët e tij, sigurisht edhe ndonjë grup kriminal për të marrë një vendim tjetër. Sigurisht, ai gjyqtari ka thënë punë e madhe se këtu lëmsh është bërë shteti. E kalojmë vettingun këtu.

Meqë këtë radhë nuk ka patur zgjedhje, ishin një palë votime alla Rama. Çdo gjë është e justifikueshme brenda kësaj rrumpalle të përgjithshme. Ata gjykatësit kanë menduar se do të marrin vendime të pavarura. Në darkë i kanë marrë dhe i kanë kërcënuar.

Po dëgjoja që për vendimin e Presidentit, i mirë apo i keq vendimi, na ishte ngritur Akademia që paska të drejtë se atë Gjinushin e ka zgjedhur Akademia dhe Presidenti nuk ka të drejtë.

Ky shtet ka mbaru fare. më vjen keq që e them. Duhet ngritur nga e para fare. Ky shtet nuk rikuperohet. Do rrëzuar Edi Rama i pari dhe gjithë ata që i shërbejnë që janë ushtarët, rojet e tij, hyzmeqarët e tij që vetëm me shtetin nuk kanë lidhje. Ky njeri mendon se është shteti vetë. Nuk trembet nga shqiptarët. Kur të vijë vjeshta. Shumë shqiptarë do ta shohin ndryshe. Do të fitohen edhe kokat e socialistëve dhe ta shohin se në çfarë rrokopuje është shteti shqiptar. Brenda një jave shihni se sa zullume kanë ndodhur.  

Mbrëmë Edi Rama me një parlament sharlatanësh, u dha dy miqve të vetë 300 milionë euro nga paratë e fëmijëve të vetë. Sigurisht i merr vet. Nuk janë budallenj që ua japin për sevap. Do të na lërë 3 miliard borxh, që do na duhet nja 10 vjet t’i shlyejmë.  Qeveria e vjetër na la 300 milion dhe e shtyu 3 vjet dhe tha na ka lënë qeveria një gropë…

Next Post
Kryemadhi: Pazaret në kurriz të shqiptarëve kanë marrë fund (video)

Kryemadhi, e dëshpëruar me mandatin e Sakos: Gjykata tregoi se ku po na çon Rilindja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com