• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dash Shehi: PD ndryshon qëndrim sipas interesit, afrimi me LSI i turpshëm

by Lorenc Vangjeli
02/02/2016 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej zërave të fortë në kampin e së djathtës, Dashamir Shehi, shfaqet mjaft kritik ne lidhje me qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi. Sipas tij, në këto muaj diskutime,  demokratët kan treguar paqëndrueshmëri për ketë reformë duke ndryshuar në bazë të interesave. Në një intervistë për Ora News, aleati demokrat tha se një afrim i mundshëm me LSI-në do ishte shkatërrim për të djthtën. Shehi mbështet zgjerimin e koalicionit të djathtë përfshirë dhe Frymën e Re Demokratike. 

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtare, Dashamir Shehi, i ka kërkuar lidershipit demokrat që të këtë një qëndrim të qartë për reformat e rëndësishme, përfshirë  drejtësinë.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk është koherente në qendrimin e saj për reformën në drejtësi, duke u përkthyer sipas interesave dhe negociatave me aktore të drejtësisë dhe diplomacisë.

Dashamir Shehi: Njëherë ishin kundër kësaj, çështë kjo  FBI-ja shqiptare. Me zullum të madh, tani na doli që qenkan të dashuruar. Njëherë ishin për  2/3, tani themi që mund të gjejmë një lloj konsensusi. Nuk ka një linjë të qartë për këtë punë dhe shpesh herë kjo linjë përthyhet, nuk është principi.Përthyhet sipas interesave, takimeve me Ambasadorët, presioni që bëjnë të huajt, negociatat me shefat e drejtësisë që janë në Shqipëri.Pse? Se një pjesë e njerëzve kanë probleme me drejtësinë, ky është realitet, nga të gjitha palët.Është një realitet i dukshëm në Shqipëri.

Aleati i demokratëve, i cilëson të dëmshme për opozitën aludimet për një afrim të mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Shehi  është i bindur se për shkak të qeverisjes me këtë forcë politike nga viti 2009 deri në vitin 2013, e djathta humbi elektorat por dhe një pjesë të moralit.

Dashamir Shehi: Kjo lloj inxhinierie politike që e ka prodhuar rezultatin, u bë njëherë kjo, do ishte shumë e turpshme të rikthehej prapë.Unë për vete nuk pranoj, mund të ndodhin të gjitha, por unë besoj që nuk ka për tu bërë. Sepse nga kjo lloj marrëdhënie, nga kjo lloj simbioze politike fitues ka dalë gjithmonë LSI. PD humbi votat, e djathta humbi votat, humbi dhe një pjesë të moralit, një pjesë të fytyrës nga kjo lloj marrëdhënie.

Shehi kërkon nga Partia Demokratike të zgjerojë koalicionin opozitar, përfshirë këtu dhe Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit.

Dashamir Shehi: Ky sigurisht që është shumë më afër përtej raporteve personale që nuk i kemi  shumë të këndshme. Është më afër politkisht sesa partitë e tjera. Mirë, keq, e ka një lloj faktori të tij politik. Jo për këto, por për të gjithë hartën, përveç këtyre që qeverisin.

Kryetari i LZHK-së, është besimplotë se e djathta mund të rikthehet në pushtet, por sipas tij gjatë kësaj kohe ajo duhet të  projektojë një platformë të qartë politike  për të ndryshuar realitetin në vend.

Dashamir Shehi i kërkon gjithashtu Partisë Dmokratike që të investohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë si zgjidhje ai propozon lista propocionale kombëtare të hapura, si dhe mbështet vendosjen e sistemit prim.

Next Post

Serbët e Kosovës: Thaçi, kandidat i denjë për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In