• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dash Shehi i habit të gjithë: Basha nuk bëhet kryeministër, kismet Zotit mbase…

by Java News
22/05/2018 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e Report Tv u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas akuzave për vëllanë.

“Pa u larguar Xhafaj kështu do të vijojë kjo punë, nuk ka kthim pas, do të kurorëzohet, kulmojë me protestën e ditës së shtunë.

I ftoj qytetarët, sidomos ata të Tiranës, pasi e kanë më të lehtë, dhe këta e bëjnë ndryshimin nga ana cilësore. Këta e kanë kuptuar drejt cfarë shteti po shkojmë.

Duhet të protestojmë jo për Bashën kryeministër, nuk ka për t’u bërë. Në këtë rast nuk bëhet, në zgjedhjet e ardhshme kismet Zotit.

Fatmir Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t’u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi. Kë do të kapë ky? Shokët e vëllait?

Agron Xhafaj është shoku i Babales, koleg, hajdut, trafikant. Vëllanë e Babales do të mbajmë ne për ministër, nëse ka dinjitet duhet të mbledhë letrat dhe të ikë, ka apo nuk ka faj ky.

Ne po themi ta heqim nga ministër të tjerat nëse ka faj i ka prokuroria. Kjo është tallje me shtetin, asnjë nuk na beson më.

Ne as në qershor, as dhjetor dhe as pas 10 vitesh nuk hyjmë në Europë. Xhafaj mendova se do të ishte më i mirë se Tahiri, por nuk gjente ky dy njerëz nga PS që nuk janë të inkriminuar?

Protesta? Nuk ka ndonjë planifikim të madh. Edhe brenda opozitës ka zullumqarë, por këta që janë përpara janë një bandë e madhe.

Nëse Xhafaj largohet do të fillojmë ta moralizojmë pak qeverisjen, të heqim një të implikuar. Duhet të heqim dy ‘Tahirë’, duhet një tjetër që të luftojë krimin dhe drogën.

Por nëse do të vijojë kështu ne do të heqim edhe ministrin e tretë që do të vendosë ky. Ky ra i pari në rrjetë, kjo është një histori për të qeshur.

Rama urdhëroi Xhafajn, i ka thënë ‘ma hiq atë horrin e vogël’, dhe ai iku në Itali.

Nëse Xhafaj do të kishte qenë ministër Kulture nuk do të kishte pasur asnjë problem, ec më, ka një vëlla që merret me drogë, por këtu po flasim për një njeri që duhet të luftojë krimin.

Ne do i rrëzojmë të gjithë këta njerëz, nga Rama i pari”, deklaroi Shehi.

Next Post
Trump rikonfirmon takimin me Kim Jong-un: Ndodh brenda tre javësh

Trump: Kim është serioz në vullnetin e tij për denuklearizim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In