• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DASH publikon vendimin e ndalimit për Tom Doshin: Eshtë i përfshirë thellë në korrupsion!

by Java News
04/05/2018 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit, i pyetur nga Respublica për ndalimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit dhe familjes së tij, ka dhënë këtë përgjigje:

“Departamenti ka informacione të besueshme se z. Doshi është përfshirë në korrupsion të thellë (significant corruption) gjatë mandatit të tij si anëtar i Parlamentit.Në përgjithësi korrupsioni shkakton kosto thelbësore mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të krijojë lehtësi për krimin e organizuar, të dobësojë besimin ndaj sundimit të ligjit dhe qeverisjes.

Kjo ndikon drejtpërdrejt interesat e sigurisë kombëtare të ShBA, ato ekonomike dhe të politikës së jashtme dhe ne besojmë se dëmton edhe interesat e shteteve partnere.

Në rrethanat e këtij rasti të veçantë ne besojmë se është e rëndësishme që qeveria dhe populli shqiptar të dinë sesa seriozisht e shohim ne korrupsionin publik dhe përfshirjen e z. Doshi në akte korruptive”.

DASh shton se marrja e informacioneve të besueshme për përfshirje në akte korrupsioni apo shkeljesh të të drejtave të njeriut e detyron atë të përkufizojë zyrtarin përkatës dhe familjen e tij në kuptim të dispozitave të Seksionit 7031.

Për këtë arsye çdo informacion që i referohet DASH dhe që klasifikohet i besueshëm do të shoqërohet me vendime të ngjashme dhe në përgjigjen e vet, Departamenti e njofton një gjë të tillë kur shton në përgjigjen e vet për ResPublica se:

“Ne po rishikojmë aktivisht rastet dhe po e aplikojmë këtë autoritet me të gjitha vendet. Në varësi të rrethanave të veçanta disa përcaktime bëhen publike ndërsa të tjera janë private”.

Nëse na lejohet ta interpretojmë këtë pasazh rezulton se mund të ketë vendime ndalimi për zyrtarë të tjerë shqiptarë që mund të mos bëhen publike për arsye që i vlerëson Departamenti.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Mijëra dollarë fluturojnë në autostradë, njerëzit rendin për t’i mbledhur…

VIDEO/ Mijëra dollarë fluturojnë në autostradë, njerëzit rendin për t'i mbledhur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In