• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

DASH: Kosova, burim dhe destinim i trafikimit me njerëz

by Aalison Pearse Stevens
19/10/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova është vend burim dhe destinim për burrat, gratë dhe fëmijët, që përdoren për qëllim të trafikimit për seks dhe punë të detyruar, përfshirë edhe në industrinë e restoranteve. Shumica e viktimave të trafikimit në Kosovë janë vajza, megjithëse grupet kriminale në Kosovë po ashtu detyrojnë në prostitucion gra nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe vende tjera evropiane. Gratë dhe vajzat janë viktima të trafikimit seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube të natës dhe sallone masazhi. Trafikantët u ofrojnë punësim si valltare dhe këngëtare në restorante – dhe nganjëherë premtime të rreme për martesë – por pastaj i detyrojnë viktimat për trafikim seksual.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për “Trafikimin me Njerëz”.

Në raport nënvizohet se trafikantët vazhdimisht e më shumë po përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat, ndërsa theksohet se fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë brenda vendit.

“Gjatë periudhës raportuese, autoritetet kanë identifikuar fëmijë që shfrytëzohen si valltarë dhe shoqërim (eskortë), të cilët po ashtu janë viktima të trafikimit seksual. Trafikantët targetojnë shtetas të Kosovës që t’i detyrojnë për prostitucion dhe punë të detyruar gjithandej Evropës”, thuhet në këtë raport, transmeton Koha.net.

Korrupsioni qeveritar, sipas DASH-it, krijon një ambient që mundëson disa krime trafikimi. DASH në këtë raport thotë se disa policë, punëtorë të ministrisë së Punës dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë akuzuar apo dënuar për krime të trafikimit.

“Qeveria e Kosovës nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje të dukshme në këtë drejtim. Qeveria ka licencuar dy strehimore OJQ që shërbejnë ekskluzivisht për të gjitha viktimat e trafikimit, ka rritur fondet për strehimore dhe ka ofruar strehim dhe shërbim për të gjitha viktimat e identifikuara më 2015”, thotë më tej raporti.

Qeveria, thotë DASH, gjithashtu ka emëruar një koordinator kombëtar për përpjekjet anti-trafikim, dhe ka nisur së zbatuari plan-veprimin e saj nacional, përfshi ndarjen e fondeve për të përkrahur aktivitetet e planit.

Megjithatë, DASH thotë se qeveria ka identifikuar më pak viktima dhe ka ndjekur penalisht më pak të dyshuar sesa vitin e kaluar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Fushata për bashkinë e Kolonjës, Rama prezanton kandidatin (dhe një shaka me Majkon)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në vend, tërmet në Devoll

February 5, 2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In