“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
Kjo theksohet në një raport të Departamentit të Shtetit sipas Zv.kryetarit të LSI Luan Rama.
Postimi i Luan Rames:
Pa koment:
Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!
Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:
=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”.