• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Darka në Dubai/ Arben Ahmetaj: Ishte thjesht “bukë”, kam foto të liderëve të opozitës tek Nusreti

by Java News
30/01/2021 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, duke komentuar darkën e disa minsitrave pak ditë më parë në Dubai, e cilësoi atë një darkë buke. Ahmetaj tha se sipas zakonit shqiptar ata ndanë bukën me mikpritësit. “Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”, u shpreh ministri.

Ndër të tjera Ahmetaj, gjatë intervistës në Neës 24, tha se ai disponon gjithashtu foto të liderëve të opozitës duke ngrënë tek Nusreti, por që nuk i kanë nxjerrë.

“Një lajm është zakon që keqinterpretohet, keqtrajtohet, shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! Bukë! Të ftuar…! Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për…, që s’bën vaki, nuk bën vaki.

Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e turpshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti.  Por është e shëmtuar, është e shëmtuar”, tha Ahmetaj.

I pyetur përse lokali e hoqi më pas videon ku ata shfaqeshin, Ahmetaj tha:  “Punët e tij ça bën lokali. Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”.

Ndërsa gazetarja i vuri në dukje faktin që restoranti ishte superluksoz, ministri e cilësoi atë një mensë mishi.

“Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një “fejk njuz”; nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar. Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh.

Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, ftohen për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë.

Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën…  Dhe ka respekt robi për bukën. BUKË! Ishim të ftuar për të ndarë bukën…! Ishim të ftuar në një mision, ishim të treja tryezat, të treja tryezat, ishte tryeza jonë, ishte tryeza e zëvendës ministrave, shte tryeza e medias”, tha Ahmetaj.

Next Post
FOTOT/ Ja 5 presidentët amerikanë që kaluan me mandatin e pandërprerë të Putin

FOTOT/ Ja 5 presidentët amerikanë që kaluan me mandatin e pandërprerë të Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In