Pritja e organizuar mes Kryeministrit Rama dhe gazetarëve për festat e fundivitit është shndërruar në një ”arenë kritikash” mes palëve. E zhvilluar në ambientet e Pallatiti të Brigadave, fjalën hapëse e ka mbajtur gazetari Lufti Dervishi, i cili i është drejtuar me tone të ashpra dhe kritike kryeministrit si dhe pronarëve të mediave shqiptare.
“Falë altruizmit të qeverisë tonë dhe Kryeministrit Rama, 85 mijë shqiptarë u ngritën dhe kanë shkuar në Gjermani për ta nxjerrë atë nga kriza… Një falenderim të vecantë për kryeministrin që sot nuk ka ftuar as ambasadorin amerikan… druaj se nëse Lu do ishtë këtu do të fliste për korrupsionin në pushtetin e katërt.. besoj se Lu do të thoshte:
Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë, nëse keni kërkuar ndonjëherë tendera apo leje ndërtimi në shkëmbimin të një politike të caktuar redaksionale, atëherë jeni i korruptuar Ose Ulni kokat dhe shikoni kycet e dorës, nëse ora që mbani është më shtrenjtë se rrogat e papaguara të gazetarëve atëherë jeni të korruptuar…”- tha Lufti Dervishi.
Ndërsa Kryeministri e ka marrë fjalën më pas, ku ka thënë fillimisht se ka qenë mjaft e vështirë që të mblidheshin gazetarët dhe drejtuesit e medias, pasi këta të fundit kishin kërkesa se me kë nuk donin të uleshin nëpër tavolina. Rama tha se këtë vit që po lëmë pas, media e ka trajtuar atë si një kavie dhe shënjestër lloj lloj akuzash.
“Nuk presim ngushëllime sot edhe mund të qeshni, doja t’ju kërkoja me urdhër një duartrokitje për Endri Fugën për tre arsye. E para se hoqi picirin duke kërkuar folësit , njëri nuk flas se më shan Lubonja, tjetri nuk flas se nuk di kush do flasë tjetër po nuk do jem, një tjetër nuk flas se po fola i them të gjitha. Besoj arsyeja e dytë meriton dhe kjo një pjesë duartrokitje se hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë, dhe Lutfiu me të drejtë tha që me protokollin merrem vet, po jeni ulur pa protokoll se numri i njerëzve që nuk donin të uleshin me tjetrin ishte impronues. E treta se fuga paralajmëroi se asnjëri nuk do duartrokitste për tjetrin dhe kjo ndodhi… Fuga ju njeh shumë mirë”, – shpreh Rama.
“Mua nuk më harrohet dot, se edhe unë kam qenë pjesë e juaja, jo si gazetar, zoti na ruajtë, por si një shkrimtar… unë jam mes jush si kavie e punës suaj dhe duhet të pranoj pa u ndjerë gërshërët e juaja, darat, cekicët etj… prandaj kam bërë zgjedhjen që të mos ju dëgjoj më live, por vetëm të lexoj një përbledhje një faqëshe… përgjithësisht është kështu, besoj se edhe ju do të jeni rehat me këtë…”- tha Rama.
“Mblodha disa detaje se çfarë kishit bërë me mua për një vit, si lëndë e parë e prodhimeve tuaja. Shumë mund është derdhur këtë vit për të më bërë copa e çika, e për të nxjerrë prej tyre përfundimet për qëllimet e mia të paekzistuara, deformimet, komplekset, frikërat, halat në syrin time, gjëmimet në veshët e mi” – vijoi më tej Rama.
Në përfundim të fjalës së tij, të cilën Rama u kujdes “që ta përfundonte sa më shpejt”, i uroi të gjithë pjesëmarrësve urimet e tij për festat e fundvitit.
Rama u le gazetareve edhe kuponin tatimor
Kryeministri Edi Rama nuk ka “harruar” qe në darkën që ka shtruar sot me gazetarët dhe njerëz të medias te tregoje edhe shpenzimit për ato që do konsumohen, duke lene ne tavolina edhe kuponin tatimor. Kryeministri është treguar i kujdesshëm t’u tregojë gazetarëve që fatura e tavolinës është me kupon tatimor.