• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Darka e Mitsotakis në Athinë, Rama: U përdor për të na dërguar mesazhe kontradiktore. E kuptoj që ka palë të treta që…

by A R
22/08/2023 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me darkën e thirrur nga Qirjako Micotaqis në Athinë për liderët e Ballkanit Perëndimor, për ku mungoi një ftesë për kreun e ekzekutivit shqiptar.

Përmes Twitter, Rama shkruan se uron që takimi të jetë produktiv. Ai shton se darka u përdor për t’i dërguar Shqipërisë mesazhe kontradiktore.

Kryeministri i Shqipërisë ndalet edhe tek ftesa e Micotaqis për Bajram Begajn. Ai thotë se në tetor, Rama pret homolgun e tij dhe as nuk e mendon të ftojë Presidentin e Greqisë.

Rama shprehet se për situatën e krijuar ka palë të treta që janë të interesuara për marrëdhënie të tensionuara…

EDI RAMA:

Kjo është përgjigjia ime për të gjithë, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë që komentuan në mënyra të ndryshme për mungesën time në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje përpara takimit informal. Arsyeja është e thjeshtë: Nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, për të bërë më shumë zhurmë përpara se miqtë e mi të mirë që u mblodhën në Athinë të përfundonin punën e tyre.

Jam shumë i lumtur që Kyriakos mori iniciativën dhe me liderë të tjerë shumë të rëndësishëm të diskutojnë për të ardhmen europiane të Ballkanit nën sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, edhe publikisht në disa raste, se besoj sinqerisht që vendi i tyre ka rol të natyrshëm në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën në BE.

Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht nuk doja të shikoja që darka të përdorej për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit ambicioz të nismës.

Për sa më përket mua, të flasësh, komunikosh, debatosh me miqtë, aleatët, partnerët, fqinjët është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe gjithmonë të përpiqesh të vendosësh veten në vendin e tjetrit është domosdoshmëri. Aq më tepër kur duket se gjërat po shkojnë keq.

Në Tetor Shqipëria do të kryesojë samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Natyrisht që miku im i dashur dhe kolegu i respektuar në Athinë është ftuar të marrë pjesë dhe nuk do ta imagjinoja kurrë që t’i përgjigjesha njësoj, që në vend të tij të ftoja Presidenten greke, për të cilën kam gjithashtu respekt të madh.

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, që janë të etur për të shfrytëzuar çdo rast. Por përpara kemi sfida shumë më të mëdha, male për t’u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla për hir të popujve tanë, vendeve tona, rajonit tonë, Europës është më e madhe se ajo që na ndan.

/a.r

Here is my answer for all those, in Greece, Albania or elsewhere, who commented in various ways or were perplexed by my absence in Athens, but also for the journalists that asked for my opinion and didn’t get a response before the event. The reason is simple: I did not want to… pic.twitter.com/Gu1XB2dZiV

— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023

Next Post
Takimi Zelensky- Vuçiç, deputeti ukrainas: S’duhet ta tërheqim Serbinë në anën tonë, të njohim pavarësinë e Kosovës

Takimi Zelensky- Vuçiç, deputeti ukrainas: S’duhet ta tërheqim Serbinë në anën tonë, të njohim pavarësinë e Kosovës

Comments 1

  1. Lilo says:
    3 years ago

    Reagim-lepirje! Medemek gjuhe diplomatike e nje europeisti! Zhgenjyese kur dihen projektet greke ne zhvillim per jugun e Shqiperise. Interesat kombetare nuk jane ekspozita pikture ore KM!

    Reply

Leave a Reply to Lilo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In