• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Darka e gjatë Rama-Meta/Dy liderët dalin të buzëqeshur, por nuk flasin për koalicionin

by Java News
03/04/2017 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe aleati kryesor në qeverisje, Ilir Meta zhvilluan një takim për rreth 4 orë në një nga restorantet te ‘Pazari i Ri’ në Tiranë.

Takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, ku pjesë e tryezës ishin edhe Erion Veliaj me Petrit Vasilin nisi rreth orës 21:00 dhe përfundoi në orën 01:00 pas mesnate.

Në qendër të diskutimit mes dy aleatëve në qeverisje ishte rinovimi i koalicionit edhe për një tjetër mandat, por ende nuk dihet se çfarë është vendosur në përfundim të 4 orëve.

Nga takimi i pari doli i kryeministri Rama me kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa disa minuta pas tij u largua edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me Petrit Vasilin.

Të dy palët, si Rama edhe Meta nuk kanë pranuar që të japin prononcime për mediat që ishin të pranishme, por u mjaftuan me një buzëqeshje duke lënë mister fatin e koalicionit, nëse do të vazhdojë me një marrëveshje të re parazgjedhore apo jo.

Takimi mes Ramës dhe Metës erdhi një ditë pas 1 Prillit, data e marrëveshjes së 4 vite më parë dhe pak orë pas ftesës që Rama i bëri kryetarit të LSI gjatë punimeve të Asamblesë së PS.

Rama u shpreh se socialistët janë gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur. Por për të mësuar nëse Meta ka pranuar apo jo për të vazhduar bashkëqeverisjen duhet të pritet për të zbardhur takimin mes dy palëve.

Prodhime deti dhe verë speciale për dy liderët
Para katër vjetësh kur arritën marrëveshjen për koalicionin Edi Rama dhe Ilir Meta darkonin në Gjirin e Lalzit me ngjala, ndërsa 4 vite më pas janë takuar sërish për të darkuar, besnik të menusë, por me një ndryshim të vogël, jo ngjala, por peshk.

Gatimi me prodhime deti për dy liderët e shumicës qeverisëse u shoqërua me verë speciale, e cila u soll në restorant nga një njëra nga makinat shoqëruese të kryeministrit Rama
Rama me Metën bashkë me dy shoqëruesit Veliaj dhe Vasili darkuan në katin e tretë të restorantit te Pazari i Ri.

Zona rreth restorantit ishte e blinduar nga Garda e Republikës që nuk lejonte në asnjë moment që të afrohej askush, ndërsa interesi nga mediat ka qenë maksimal.

Next Post
SHBA heq vizat për Maqedoninë? Mediat: Donald Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv

SHBA heq vizat për Maqedoninë? Mediat: Donald Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In