• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Darka e fundvitit, batutat e Ramës me Idrizin: Mos i shih të gjithë si Vangjel Dule

by Java News
23/12/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Darka e fundvitit me deputetët dhe ministrat e maxhorancës nuk u ka shpëtuar batutave mes krerëve të partive. Protagonistë të tyre ishin kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Kryeministri Rama. Të mërkurën në mbrëmje, Kryeministri Rama kishte ftuar në Pallatin e Brigadave deputetët dhe ministrat e maxhorancës, si dhe krerët e dy partive të tjera, pjesë e koalicionit qeverisës, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, raporton “Panorama”.

“Zonja dhe zotërinj deputetë, zonja dhe zotërinj ministra, me rastin e festave të fundvitit, një darkë gala do të shtrohet në nder të deputetëve dhe ministrave të koalicionit qeveritar, me pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, Kryeministrit, z. Edi Rama dhe zv.kryetarit të Kuvendit, z. Shpëtim Idrizi, në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19:30. Ftesa vlen edhe për bashkëshortët. Do t’ju lutesha të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj me apo pa bashkëshort”, thuhej në njoftimin që u kishte mbërritur deputetëve dhe ministrave.

BATUTAT

Kreu i Kuvendit ka përshëndetur shkurt të pranishmit, duke u kujtuar punën e bërë gjatë këtij viti nga kjo maxhorancë. Kreu i PDIU-së, Idrizi, ka uruar të gjithë katolikët për Krishtlindjet, por dhe të tjerët. Nuk ka munguar batuta e Ramës, i cili i ka kujtuar Vangjel Dulen. “Shpëtim, nuk janë të gjithë katolikë në Shqipëri, ka dhe ortodoksë. Por ti i sheh të gjithë ortodoksët si Vangjel Dulja, dhe nuk i përmend”, ka ndërhyrë Rama, shkruan “Panorama”.

Më tej, Idrizi e ka vlerësuar si të suksesshëm koalicionin qeverisës.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij koalicioni të suksesshëm qeverisës, edhe pse jemi më të vegjlit e tij. Bëmë një zgjedhje të vonuar, por të drejtë. Përshëndes Kryeministrin Rama për qasjen që ka ndaj çështjes çame. Listat e kërkesave i kam në xhep me vete, por nuk është ky vendi dhe momenti për t’i trajtuar ato. Shpresoj shumë që koalicioni ynë të vijojë dhe për një mandat tjetër”, është shprehur Idrizi në urimin e tij.

Por edhe në këtë moment nuk ka munguar përgjigjja e Ramës.

“Unë dhe Iliri jemi bashkëkryetarë të këtij koalicioni. Si të ardhur vonë në këtë koalicion, juve Shpëtim u duhet pak më shumë kohë për t’u kolauduar”, është shprehur Rama, i cili nuk ka mbajtur ndonjë fjalë përveç urimeve të rastit.

ma.me

Next Post
Janjiç: Në Kosovë do të ketë zgjedhje të parakohshme

Janjiç: Në Kosovë do të ketë zgjedhje të parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com