• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dardani, pse nuk zgjedh të rrish brënda petkave të emrit të lashtësisë tënde legjendare?

by Bajram Peçi
15/07/2026 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Vetiu ndërmora të shkruaja këtë artikull, kur u bë publike deklarata e nazistes Snezhana Paunoviç, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë. Gjatë një interviste të dhënë për median serbe “Kurir”, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, u shpreh egërsisht se “…po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”. Na kujtoi kështu se ata janë e kanë mbetur po ata që kanë qënë, kur ushtruan genocidin shfarrosës të racës së tyre kundër një race tjetër. Asnjë ndryshim, nga sa kish ndodhur në vitin 1994 në Ruandë, kur fiset Hutu vranë brenda pak javësh 800 mijë njerëz nga fisi Tutsi. Shkalla e barbarisë dhe gjuha e ministers flet për të njëjtin nivel qytetërimi. Heshtja që pasoi deklarimin brutal, si prej qeverisë ashtu dhe organet e tjera serbe, pa përfshirë kishën e tyre nxitëse, flet më shumë se gjithçka tjetër!

Hapësira dashamirëse që ju është krijuar deklarimeve të tilla na bën të stepemi para kërkesës europiane për dialog, kërkesës, njëherësh idiote të mesjetarëve, për t’ju bashkangjitur botës së Bashkimit Europian.
Lufta pushtuese e Rusisë ndaj Ukrainës u nxiti shpresat se Kosova do ribëhej një ditë e tyrja. Këta luftënxitës, të cilëve Europa u kërkon me butësi të ruajnë paqen në Ballkan, u ka ardhur dita t’u tregohet me vepra se ajo kohë ka vdekur. Me shpalljen e kësaj nazistes “Non grata” apo protestën e ministrit Ferit Hoxha, partia e Vuçiç kruan dhëmbët. Kosova, përpos non gratës, ka plot mjete në duar, por dy prej tyre do ishin më të efektshmet:

Të heqi emërtimin Kosovë dhe të vendosi emërtimin e trojeve si Republika e Dardanisë.

Besimplotë se një ditë do isha dëshmitar i lirisë së tokave të pushtuara e popullit të robëruar të krahinës shqiptare të Kosovës, njëherësh, pasi kjo ndodhi, kam ushqyer shpresën se udhëheqësit e saj, populli i Republikës Kosovës, do i ndryshonin me patjetër dhe emrin sllav, “Fusha e mëllenjave”. Duhej të ndodhi, por nuk ndodhi. Psenë e kësaj do e shtjelloj më tej:

Pse duhet me patjetër të ndryshojë? Kësaj pseje lideri shpirtëror dhe kombëtar i shqiptarve të Kosovës, studiuesi, profesori dhe akademiku Ibrahim Rugova, ishte përgatitur t’ua jepte qytetarëve të republikës me siguri shumë shpejt. Kishte përgatitur flamurin dardan, po përgatitej dizajni i kartëmonedhës Dardan dhe do merrej vendimi prej organeve ligjvënëse për emërtimin Republika e Dardanisë. Nuk ndodhi fillimisht sepse paketa Ahtisaari pengoi me forcën e statusit sipëror që i ishte dhënë dhe se njohja si shtet kishte përparësi para emrit. Gjëndja e tij shëndetësore dhe largimi nga jeta e lanë në harresë projektin e tij.

Emërtimi Kosovë është rrjedhojë e pushtimit sllav. Në këto toka, prej Kurshumlije, Nish e deri Shkup, populli ilirjan i saj e quante veten dardan, vëndin Dardani dhe gjuhën arbëre. Në shek VI dhe shek VII hordhitë avaro-mongole dhe sllave, bastisën e pushtuan gjithë brendinë e gadishullit ilirik.

Ndërsa avarët dhe mongolët u thyen ose u larguan, sllavët serbë, sllovenë, kroate dhe bullgarë, prej kreut verior të Adriatikut e deri në Peloponez zunë vend përfundimisht si etnitete të qendrueshme në territore të Perandorisë Romake te Lindjes, të cilave ajo nuk u dilte dot më për zot. Dy popujt autoktonë të gadishullit, grekët e shqiptarët, si dhe etnitë latine që krijoi Perandoria Romake, të plagosur për vdekje, të rrahur nga shqotat e luftrave, u gjunjëzuan, siç ishte gjunjëzuar Bizanti. Struktura e popujve dhe shoqërisë në gadishull ndryshoi. Depërtimi i rulit sllav u krye forcërisht, idiomat trako-maqedonase u zhdukën; greqishtja e shpëtoi veten falë kulturës, letërsisë dhe arteve të zhvilluara; ilirishtja shpëtoi vetëm te dega shqiptare e Ilirisë së Jugut, falë maleve të padepërtueshme, por dhe përshtatjes plotësisht me qytetërimin 8 shekullor romak. Dardania dhe dardanët, kjo tokë dhe ky fis që përmendet në Iliadë, sllavët serbë e zëvendësuan me kos=mëllenje, por nuk u harrua. Zbulimet arkeologjike në Ulpianë e sjellin Dardaninë në artin mozaik, monedhat e lashta e sjellin përmes shkëmbimeve tregtare të prera edhe në Dyrrah si dhe luftrat e Aleksandrit të Madh na përshkruajnë edhe luftëtarët dardanë. Ky është stofi i petkave që duhet te veshi Dardania jonë. Mjaft më me Kosovë!

Për t’u kryer kjo kërkohet energji e këmbëngulje për të përshkuar koridoret me dritë të zbehtë, ku filli, po t’u shkëput nga dora, humbet dhe është vështirë të gjendet prapë. Kështu veproi ligjvenësi i shtetit Nederland, pak vjet më pare, kur një ligj urdhëroi zëvendësimin e emrit të shtetit Holland me Nederland (vëndet e ulta), duke sjellë nga kohërat e vjetra emrin e vërtetë të saj.

Guxim Dardani!

Emetimi i monedhës e kartëmonedhës Dardan

Në 6 korrik të vitit 2020 kam botuar në shtypin e përditshëm shqiptar një artikull, mes të cilës shtjelloj: Sa e dobishme do ishte monedha e Republikës së Kosovës? Për të mos u zgjatur, e rizgjoj nga gjumi letargjik çështjen, duke cilësuar e rikujtuar se flamuri kombëtar, monedha kombëtare, hymni kombëtar, pulla e postës, janë simbole përfaqësimi, janë njësi kombëtare që krijojnë identitet, sepse shteti fillon nga posta dhe nga banka. Krijimin dhe qarkullimin e një monedhe kombëtare e shoh jo vetëm si element të sferës ekonomike-financiare, por sidomos, në kushtet ku është Kosova, si mjet të fuqishëm politik, me mjaft ndikim në opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Është e njohur se çdo fillim është larg përsosmërisë. Ka patur plot kohë të mjaftueshme për ata që duan të shohin ndryshimet që duhen bërë, që rrjedhin vetiu prej përvojës së fituar në qeverisje. Si ndjekës i shtypit dhe debateve publike, nuk kam mundur deri tash të ndesh ndonjë shprehje serioze mbi sa shkruaj.

T’i imponohesh vetes ndaj këtyre mllefeve raciste serbe, është forca më e madhe! Serbët në Ballkan, me politikën e Robinsonit në ishull, me Rusinë mike, që u shohim duke u djegur vëndburimet e vënd përpunimet e naftës në thellësi, që bota sheh qartë se sa larg është arritja e qëllimit të Rusisë në të ashtuquajturin, jo pushtim, jo luftë, por “Operacion ushtarak special”, janë treguesit më të mirë të një vazhdimësie e kulture që i thërret shqiptarët e krahinës së Dardanisë në skenë: ndërroni emrin, emetoni kartëmonedhën kombëtare të shtetit!

Next Post
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

July 15, 2026
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

July 15, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

July 15, 2026
Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

July 15, 2026
Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

July 15, 2026
Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

July 15, 2026
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Dardani, pse nuk zgjedh të rrish brënda petkave të emrit të lashtësisë tënde legjendare?

July 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të arta, ndryshime të mëdha dhe surpriza për çdo shenjë

July 15, 2026
Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In