• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DAP organizon panair pune në Fakultetin e Shkencave Sociale

by A R
04/04/2016 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departamenti i Administratës Publike dhe Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje për Reformën e Shërbimit Civil në Shqipëri” me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë organizuar sot paradite konferencën me temë “Nëpunësi civil: Çelësi i suksesit për një administratë evropiane”.

Në konferencë merrnin pjesë Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Yngve Engstrom, përgjegjësi i Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale të Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Dragoti si dhe pedagotë të tjerë të këtij fakulteti.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë ta bëjë më të prekshme mundësinë e përfshirjes në Shërbimin Civil për të rinjtë e sapodiplomuar apo edhe studentët e viteve të fundit të masterit.

Duke marrë fjalën në konferencë ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka theksuar se reforma në Administratën Publike është prioriteti numër 1 i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe si i tillë ka marrë pasur vëmendjen maksimale nga Qeveria.

“Vitin e kaluar ne shpallëm 1006 vende të lira në Shërbimin Civil dhe vetëm 65% prej tyre tyre u arrit të plotësoheshin. 35% e vendeve të shpallura, mbetën sërish vakante. Kjo është një provë se konkurset janë të lira dhe krejtësisht transparente. Nëse do të kishte emërime politike apo të privilegjuara, nuk do të kishte asnjë vend bosh në Shërbimin Civil. Ndaj mos u dekurajoni nga akuzat e pabaza që dëgjoni gjatë debatit të ndezur politik, por provojini vetë forcat dhe dijet tuaja, duke u bërë kështu dëshmitarët më të mirë të ndryshimit të madh që kanë pësuar procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil”, ka thënë ministrja Harito në fjalën e saj.

Sipas ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike edhe gjatë vitit 2016 numri i vendeve të lira në shërbimin Civil është mbi 1000 dhe rruga është e hapur për të gjithë ata që do të tregojnë aftësi dhe përgatitjen e duhur në konkurset që do të organizohen nga DAP.

Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu në fjalën e saj është ndalur në sfidat dhe risitë që ka sjellë zbatimi në praktikë i ligjit të ri “Për nëpunësin civil”. Sipas saj i gjithë procesi i rekrutimit ka pasur një ndryshim rrënjësor, çka ka dhënë edhe rezultatet e veta në drejtim të rritjes së besueshmërisë së publikut në këto procedura, tashmë plotësisht të lira dhe transparente.

Ndërkohë në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale është hapur edhe një panair pune i një lloji të veçantë. Në këtë panair është prezantuar lista e vendeve të lira të punës në administratën publike, për të cilat nuk kërkohet të kesh eksperiencë pune, çka do të thotë se janë të mundshme për t’u arritur nga studentët e sapodiplomuar.

Në katër stenda të veçanta përfaqësuesit e Ministrisë të Arsimit, Ministrisë së Financës, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Integrimit kanë shpjeguar për të gjithë të rinjtë e interesuar profilin e vendeve të lira të punës në këto institucione, kriteret që ata duhet të përmbushin dhe mënyrën se si mund të aplikojnë përmes portalit të ri online të DAP.

Next Post

Stuhia Panama dhe media që sulmon Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

July 24, 2026
Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

July 24, 2026
Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

July 24, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

‘Administrativja’ nuk mori në shqyrtim padinë ndaj Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me çdo mjet ligjor

July 24, 2026
Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In