• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Danilo Alves nuk kthehet më, tradhtar apo i tradhtuar?

by A R
13/01/2019 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri futbollistët paguhen shumë, tepër, krahasuar me produktin final dhe interesin e paktë që ka populli, i varfër në xhepa dhe në mendje.

Megjithatë, nëse futbollistët marrin miliona lekë në muaj nuk është faji i tyre, por i një sistemi të kalbur, që nuk rregullohet nga askush dhe bën që presidentë të paaftë e të keqinj të futen në garë idiote se kush shpenzon më shumë.

Flamurtari është simboli i këtij absurditeti që mbizotëron në futbollin tonë, sepse aty çdo vit ndërtohen ekipe me shpenzime marramendëse, edhe pse nuk bëhet fjalë për një klub privat dhe punohet pa asnjë plan biznesi.

Bashkia, që nuk ekziston kur bëhet fjalë për të dhënë ndihmë, ka disa vite që ia ka lënë klubin në administrim Sinan Idrizit dhe disa kompanive turke, që për interesat e tyre të biznesit kanë vendosur të investojnë edhe te Flamurtari. U kanë premtuar privatizimin, por këtu historia bëhet lëmsh dhe vjen era mashtrim.

Problemi është se klubi nuk mbahet me premtime dhe me histori të tipit “e nisim, pastaj shohim e bëjmë”. Futbollistët firmosin kontrata që ua vënë përpara, nuk i marrin me dhunë. Si çdo njeri, edhe ata duan të paguhen në fillim të muajit, ose nga mesi i tij. Edhe një muaj me vonesë nuk prish shumë punë, por në Vlorë është bërë modë që pagat të vonohen 3-4 muaj.

Ka zëra se Sinan Idrizi është lodhur nga gënjeshtrat dhe nuk pranon të hedhë më asnjë lek te Flamurtari. Nëse ai largohet, Flamurtari falimenton, sepse nuk ka biznes e bashku që të mbushë gropën financiare.

FSHF nuk e vë ujin në zjarr, edhe pse e di mirë se Flamurtari rrezikon zhdukjen si klub, edhe pse ka edhe klube të tjerë të mbytur. Bashkia po në gjumë, as gropat e Vlorës në hyrje të qytetit nuk mbush dot, sa për fasadë (apo ndoshta lagja e quajtur Pusi i Mezinit nuk konsiderohet më pjesë e Vlorës).

Në gjithë këtë katrahurë, viktimat janë lojtarët aktualë të klubit Flamurtarit, ashtu si dhe të punësuarit e tjerë në klub, sepse të gjithë janë pa paguar. Shumica presin kokulur, nuk kanë ku shkojnë edhe për faktin se firmosin kontrata me klauzola që i ndalojnë të largohen, në një kohë që në një vend normal 3 muaj pa paguar do e falimentonin një klub futbolli dhe do e kalonin në administrim shtetëror.

I vetmi që ka ngritur krye, si zakonisht, është Danilo Alves. Braziliani ka ikur në Brazil dhe nuk kthehet pa paguar, e ka bërë edhe në të shkuarën. Klubi e kërcënon me gjyq në FIFA, duke harruar që FIFA dhe UEFA e fundosin po të zbulojnë që disa lojtarë luajnë falas prej majit të shkuar.

Disa tifozë, nga padituria, e quajnë tradhtar dhe e ofendojnë Danilon. Faji i tij është që nuk vjen në Vlorë dhe të jetojë me shpresë, duke pritur pa fund, mundësisht duke u futur edhe në borxhe, sepse si shumica e lojtarëve është familjar dhe nëse ke që në verë pa u paguar, sado e madhe të jetë paga, paratë ikin.

E quajnë tradhtar sepse kërkon atë që i takon me kontratë, fundja ai detyrën e vet e ka bërë më së miri dhe nuk ka pse t’i interesojnë dramat shqiptare me kryeministra, avionë, kryebashkiakë e presidentë klubesh që hedhin para poshtë, duke u qurravitur më pas se harxhojnë paratë e familjes për futbollin.

Tradhtarë ndoshta janë këta më sipër, të parët e vendit, të parët e futbollit, të parët e fshatit, që kanë qejf të krekosen si gjeli majë plehut, por kur vjen puna për të bërë detyrën, askush nuk e ka me qejf. Si zakonisht, i pasuri mendon se ka të drejtë të bëjë gjithçka dhe i punësuari është një skllav që duhet të ulë kokën e të presë mëshirë e bosit, përndryshe e quajnë tradhtar, i presin bukën dhe e kërcënojnë se nuk do luajë me futboll. Histori e vjetër, por për fat sapo dalin nga kufijtë shqiptarë të gjithë zbuten, sepse FIFA e UEFA ua ka pirë lëngun tashmë.

/telesport/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Basha fal pushtet nga PD, por jo pushtetin brenda PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

July 24, 2026
Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In