• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Daniel Serwer i shqetësuar: Kosova në një rrezik të madh, bisedimet shtyhen

by Java News
20/07/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte veprim i duhur i tij, që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja në Kosovë.

Në një intervistë Serwer tha se zhvillimet pas kësaj dorëheqjeje do të shtyjnë bisedimet me Serbinë dhe Kosova duhet të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj.

Zoti Serwer, si e shihni ju dorëheqjen e zotit Haradinaj?
Ju keni një sistem parlamentar, këto gjëra ndodhin. Ai ka qenë edhe dy herë më përpara në Hagë. Ai e ka bërë gjënë e duhur, sipas meje, duke dhënë dorëheqjen, por është ende pak e paqartë për mua se a po shkon si dëshmitar apo si i dyshuar. Por, këto gjëra ndodhin në sisteme parlamentare dhe ju keni kaluar këtë rrugë edhe më parë. Ju duhet të mbani zgjedhje të reja në shtator dhe është pjesë e politikës normale. Unë isha në një ngjarje kulturore mbrëmë dhe mendoj se Prishtina është shumë e qetë.

A është ftesa për në Hage e lidhur me qëndrimet e tij politike, përkatësisht bisedimet dhe tarifat?
Kam menduar për këtë pyetje, por nuk jam i sigurt se cila është përgjigja e saj. Por nëse dikush ka menduar se do t’i mund qëndrimet politike të zotit Haradinaj duke e dërguar atë në Hagë, ka bërë një gabim të jashtëzakonshëm sepse në dy rastet e kaluara kur ai është dërguar në Hagë, ka fituar politikisht dhe kjo është diçka që unë e pres edhe këtë herë.

Çfarë ndikimi mund të kenë këto zhvillime nëse Kosova shkon në zgjedhje në procesin e bisedimeve?
Bisedimet duhet të shtyhen edhe për pak kohë, nuk ka diskutim në këtë çështje. Çelësi për të arritur pozitë të mirë në dialog me Serbinë është shkalla e lartë e unitetit dhe aftësia për të ikur nga një marrëveshje e keqe. Kosova nuk ka pasur shkallë të lartë të unitetit dhe nuk ka arritur të ikë nga një marrëveshje e keqe, prandaj nëse zgjedhjet dhe një qeveri e re mund ta përmirësojnë situatën unë do të isha shumë i lumtur, por mendoj se kjo situatë gjithsesi se do të nxisë shtyrje të madhe të bisedimeve

​Zoti Serwer, a krijon kjo hendek në procesin e bisedimeve realisht?
Po, përfundimisht paraqet problem por unë me të vërtetë nuk shoh shumë urgjencë sa u takon bisedimeve. E di që njerëzit këtu në Kosovë e ndjejnë këtë urgjencë. Më kujtohet menjëherë pas luftës njerëzit në Prishtinë thoshin se nuk duan të flasin më kurrë me Serbinë, ndërsa tani më thonë se asgjë e mirë nuk mund të ndodhë këtu deri sa t’i zgjidhim çështjet me Beogradin. Unë as atëherë nuk kam menduar se ju kurrë nuk duhet të flisni më me Beogradin, ndërsa as tash nuk mendoj se gjithçka varet nga bisedimet me Serbinë. Mendoj pra se uniteti dhe ikja nga një marrëveshje e keqe janë çelësi, dhe për këtë do të punoja nëse do të merresha me politikë sot në Kosovë.

Janë përmendur disa nisma për ripërtëritjen e bisedimeve. A besoni që mund të ndodhë diçka e tillë?
Pa dyshim që mund të ndodhë, unë do të thosha se ju duhet të bëni krejt çka duhet të bëni sa u takon bisedimeve dhe të jeni të kënaqur me to, po ashtu Beogradi duhet të jetë i kënaqur. (Aleksandër) Vuçiçi është në një pozitë më të fortë sesa ka qenë ndonjë herë Ramushi, sepse shumica parlamentare e Ramushit është e kufizuar ndërsa e Vuçiçit është shumë e madhe, Vuçiçi pa dyshim është në komandë në Beograd, është një president i zgjedhur nga vota popullore. Hashim Thaçi në anën tjetër nuk është i zgjedhur nga vota popullore ndërsa gjykata Kushtetuese ka vendosur se bisedimet nuk duhet të jenë përgjegjësi e tij por e qeverisë. Pra unë mendoj se ju përballeni me disa disavantazhe në këtë fazë të bisedimeve dhe duhet t’i rregulloni këto gjëra. Më shumë unitet dhe më shumë vendosmëri për të ikur nga një marrëveshje e keqe, do të ishte këshilla ime.

Çka nënkuptoni me marrëveshje të keqe në këtë rast?
Për mua një marrëveshje e keqe përfshin këmbim territoresh, përshin pranimin përmes këmbimit të territoreve se ju nuk mund t’i trajtoni të gjithë qytetarët tuaj në mënyrë të barabartë. Kjo është marrëveshje e keqe sepse ju diskualifikon nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe le të mos ketë asnjë dyshim për këtë, nëse ka një ndryshim në kufij, e posaçërisht ndonjë që përfshin Shqipërinë, do të kthejë prapa tërë Ballkanin, pa e përmendur Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë. Prandaj mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm në bisedime me Serbinë në këtë fazë. Beogradi dëshiron Serbi më të madhe, ka njerëz në Kosovë që dëshirojnë Shqipëri më të madhe por le të jemi të qartë; Shqipëria më e madhe nënkupton shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndërsa unë jam mbështetës i shtetit të Kosovës.(VOA)/l.m

Next Post
Prishën qetësinë publike në Sarandë, pranga tre personave

Prishën qetësinë publike në Sarandë, pranga tre personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com