• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daniel Godelli: Luan Shabani na drogoi, e kam sharë dhe nuk i flas më

by Java News
25/01/2017 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daniel Godelli nuk ngurron të akuzojë direkt ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Luan Shabani, si shkaktarin e kapjes së tij me doping. Në një prononcim të tijin për “TCH”, peqinasi shprehet se si në çdo sport force edhe ata konsumojnë proteina dhe kreatinë. “Federata na ka thënë që ‘pini çdo gjë që ju jep Shabani’. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra. Si në çdo sport force, edhe ne marrim proteina dhe kreatinë. Ne pimë çdo gjë që na dha Luan Shabani, pa ditur se çfarë kishte brenda. Në momentin që u kapa, unë Luanin e kam sharë dhe nuk kam kontaktuar më me të”, tregon Godelli.

Sportisti peqinas do të çlirohej më 10 dhjetor nga dënimi 2-vjeçar që mori pasi rezultoi pozitiv në Botërorin e vitit 2014, kur u shpall kampion bote. Godelli, ashtu si dhe Romela Begaj dhe Hysen Pulaku, rezultuan pozitivë me të njëjtën substancë të ndaluar “stanozolol” pas kontrollit “in competition” të kryer asokohe. Godelli në denoncimin e tij hedh dyshime se në këtë rast ka qenë një dorë e ligë.

“Ishim 3 sportistë që u kapëm me të njëjtën substancë dhe kjo më bën që të dyshoj se ka qenë një dorë e ligë”, shton Godelli. Prej gati dy vitesh, aq sa ishte pezullimi i 25-vjeçarit Godelli, fituesi i shumë medaljeve ndërkombëtare vazhdon stërvitjen me të njëjtat ritme, për të ngritur sërish lart emrin e tij si sportist elitar, bashkë me flamurin.

Dhe sfida e radhës së tij në pedanë do të jetë kampionati europian për të rritur, që do të zhvillohet në datat 1-9 prill në Split të Kroacisë. Në një postim të tijin në rrjetin social “Facebook” të pak ditëve më parë, Godelli do të shprehej se është gati të sfidojë këdo për të justifikuar rezultatet e tij. “Dhe nëse është dikush, i cili dyshon te rezultati im, atëherë edhe tani e ftoj në pedanë cilindo sportist dhe në tribunë cilindo person që ka dyshim tek aftësitë e mia”.

ma.me

Next Post
ZGJEDHJET NE FRANCE/ Kandidati François Fillon, hyn në telashe për gruan e paguar fiktivisht

ZGJEDHJET NE FRANCE/ Kandidati François Fillon, hyn në telashe për gruan e paguar fiktivisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In