Robert Aliaj, një nga anëtarët e jurisë në spektaklin “Dance with me”, u largua mbrëmë nga shfaqja, gjatë transmetimit direkt.
“Nuk mund të duroj të tillë estradë. Këto janë banalitete”, tha Aliaj duke lënë sallën, ndërkohë që po performonin dy nga protagonistët e shfaqjes, Sejfulla Myftari dhe Markela Dede.
Prezantuesja e programit, Alketa Vejsiu, u përpoq që ta kthente në sallë, por Aliaj këmbënguli se nuk donte ta shikonte shfaqjen live, por “me sytë e publikut nga ekrani”. Ai u zhvendos në një zyrë të TV Klan për ta ndjekur programin nga televizori.
Robert Aliaj u duk i pakënaqur edhe nga performanca e mëparshme e Viola Spiros dhe Drini Zeqos, për të cilët u shpreh thjesht “Nuk dua të komentoj”.
Pas largimit të artistit nga salla e spektaklit, shfaqja vijoi normalisht, ndërkohë që ai jepte pikët si anëtar jurie nga zyra e produksionit.
NewsBomb