• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Danas’: Serbia do e heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj

by Java News
19/10/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njoftimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të përfundojë në muajin mars, ka bërë që në shtetin serb të ketë diskutime se cila do të jetë kjo “zgjidhje e dhimbshme” e Vuçiqit.

Burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”, që është njëra nga mediat më të besueshme në Serbi, kanë thënë se kjo mund të jetë e lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.

Kjo gazetë raporton se propozim për Kosovën do të nënkuptonte një ndryshim në preambulën e Kushtetutës në Serbi ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe se “ka autonomi substanciale në kuadër të shteti sovran serb”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë siç shkruan ‘Danas’, preambula mund të mbetet e tërë pjesa tjetër në një formë, por jo edhe neni 8 i Kushtetutës i cili thotë se territori i Serbisë “është unik dhe i pandashëm, dhe kufiri është i paprekshëm”.

Gjithashtu burimet theksojnë se neni 182 i Kushtetutës i cili përcakton autonomi për Kosovën do të rregullohet me një ligj të veçantë.

Këto pjesë duhet të ndryshohen si një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Autoritetet serbe njoftuan se do të hartojnë një Kushtetutë të re e cila do të përfundojë deri në fund të këtij viti, e cila do të jetë në përputhje me kërkesat e BE-së. Pritet të organizohet edhe një referendum në tre muajt e parë të vitit 2018, me siguri në muajin mars. Për këtë arsye nuk është e papritur deklarata e Vuçiqit se zgjidhja për Kosovën do të propozohet në mars”, thonë burimet e “Danas”.

Përfaqësuesit e qarqeve diplomatike kanë thënë se Beogradi dhe Prishtina po përballen me presionin në rritje nga komuniteti ndërkombëtar që në dy-tre vitet e ardhshme duhet të arrijnë një marrëveshje e cila “nuk duhet ta përfshijë njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia”.

“Marrëveshja do të përfshijë një kompromis në mes Beogradit dhe Prishtinës që Kosova të fitojë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të mosnjohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kjo do të thotë se Serbia merr përsipër të mos lobojë dhe as të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat e huaja, ashtu si Beogradi dhe Prishtina u zotuan në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 që nuk do të ndërhyjnë në perspektivën ndërshtetrore të njëri-tjetrit.

Ndërsa politkanët e Kosovës thonë publikisht se është e nevojshme që Serbia ta njohë Kosovën, në bisedat joformale mund të jetë diskutuar se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të ishte një zgjidhje e pranueshme në këmbim të mosnjohjes”, thonë burimet e gazetës së njohur serbe, transmeton lajmi.net

Burimet nga Forumi Ndërkombëtar thonë se Beogradi dhe Prishtina kanë mospajtime në arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe përfundimtare.

Në Prishtinë besojnë se për dy vjet do të jenë të mjaftueshme, kurse Beogradi argumenton se për këtë duhen diskutime 6 deri në 10 vite.

Si parakusht për arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme është edhe formimi i Asociacionit, i cili ende nuk ka filluar të zbatohet.

Prishtina zyrtare sipas gazetës serbe, dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj i organizatave joqeveritare që do të nxisin bashkëpunim ndërmjet komunave serbe në fushat e arsimit, shëndetësisë, planifikimit rural dhe urban e zhvillimit ekonomik.

Kurse serbët duan që bashkësia e komunave serbe të jetë një organ politike me autoritet për të marrë vendime në fushat e përmendura mësipër.Artikulli i gazetës serbe “Danas” përfundon me njoftimin se çdo gjë do të mund të shihet në muajin dhjetor, kur pritet të fillojë raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit.

“Përmbushja e këtyre pretendimeve në publik, do të jetë dramatike dhe jashtëzakonisht e vështirë”.Ndryshe, presidenti serb konfirmoi se Serbia në muajin mars do të dal me një propozim për Kosovën, duke shtuar se do të ketë kompromise të dhimbshme, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Mbetjet, Milo Kundër: Ka interesa të dyshimta, ligji u prezantua me një propagandë “blitzkrieg”

Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo: Ligji për minoritetet mjaft i debatueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In