• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Damiani 1 dhe Damiani 2 nxorën një letër që…”, Noka: Presidenti erdhi si ministër i propagandës, të kthejë ligjin për komisionet hetimore

by Java News
15/01/2024 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Flamur Noka i ftuar në “Open” në News 24, tha se në nisje të seancës parlamentare del një letër për nisjen e reformës zgjedhore, ndërkohë që anëtari i saj sipas tij i përket grupimit të tij.

“Kjo rrugë nuk na armiqëson me askënd përveç se me kreun e regjimit. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje sepse janë shqetësuar për demokracinë jo funksionale dhe se Kushtetuta po trajtohet si një rrogzinë këpucësh. Ne jemi të votuar për të mbrojtur Kushtetutën. Ajo po shkelet dhe trajtohet si letër higjienike.

Tani kur demokracia nuk funksionon dhe korrupsioni është galopant, teoria e Edi Ramës me kap ça të kapësh…. Opozitës i pamundësohet edhe roli i saj. Qëllimi jonë është që ky Parlament pa opozitë do të bllokohet. Ne kemi thënë që në momentin kur opozita respektohet, ne tërhiqemi.

Të na japë komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore. Sot para se të shkojmë në seancë, na del një letër, nga Damiani 1 dhe Damiani 2, paskan nisur punën për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët po ta quanin palë Ali-Bashën, do të thoshin u ulën palët. Presidenti nuk mund të heshtë kur ligji për komisionet hetimore i shkon dhe ai nuk e kthen mbrapsht. Duhet të kishte bërë edhe prononcim publik.

Ligji për komisionet hetimore është sakatim që Kushtetuta u jep mundësi deputetëve për të kontrolluar qeverinë. Presidenti është institucion që flet me akte dhe duhet të kthente ligjin për komisionet hetimore. Me këtë ligj, opozita është praktikisht e vdekur. Presidenti është garant i Kushtetutës dhe unitetit kombëtar dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se është garant i unitetit. Sot erdhi si ministër i propagandës”, tha Noka./m.j

Next Post
Basha nuk i ‘ndahet’ Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

Berisha apo Basha? Gazetari e pyet, Inteligjenca Artificiale “zbulon” kush është kreu i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com