Dallgët i marrin jetën babait të aktorit Elvis Pupa
Një burrë 65-vjeçar ka humbur jetën në Kepin e Rodonit pasi u mbyt në det teksa lahej. Ai doli i gjallë nga uji, por vdiq rrugës për në spital ku u dërgua me ambulancë.
Viktima është Hysen Pupa, 65 vjeç, banues në Shijak. 65-vjeçari shkuar për t’u larë në det dhe në një moment, pasi është futur në ujë, befas ka pasur bllokim dhe nuk mbushej më me frymë si pasojë e dallgëve që ishin të shumta në vendin e quajtur Shën Pjetër pranë Kepit të Rodonit.
I ndjeri Hysen Pupa, ishte babai i aktorit të talentuar dhe të mirënjohur të humorit, Elvis Pupa, i njohur sidomos për rolet e tij në “Portokalli” si dhe disa spektakle të tjera humori.









