• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalldia nga rrjetet sociale dhe “viktimat” Rama e Berisha

by Ben Andoni
17/08/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sapo nis një ditë e re, një pjesë jo e vogël e politikanëve tanë do të postojë diçka në llogarinë personale në facebook për ta ndarë me komunitetin bukur të shumtë që e ndjek. Nga të parat mesazhe, që u mbërrijnë të fiksuarve pas rrjeteve sociale, janë ato syresh për shembull që burimojnë prej krerëve më të lartë të shtetit. Prin edhe këtu kryeministri aktual Edi Rama për çdo gjë të shqueshme që ai e quan të arsyeshme për ta përcjellë, por nuk bie poshtë ish-kryeministri Sali Berisha, që megjithëse është qasur vonë në rrjetet sociale, nuk lë pa postuar çdo lajm demaskues që merr vesh në burime private, zyrtare ose gjysmë-zyrtare. Në jo pak raste, krerët e lartë përballen me cinizmin e njerëzve, por edhe anatemën e pastër të tyre.

Masa e lajmeve, jashtë realitetit, jo rrallë ka lidhje direkte me ta. Edi Rama dhe Berisha e ndjejnë në kurriz deri ofendimin më ordiner të njerëzve, të cilit jo pak herë i kthehen vrazhdë; përpos kritikave të arsyeshme, që rrallëherë u përgjigjen si duhet. Në një vend ku ende nuk ka ujë, ku ekonomia është informale dhe shumë nga njerëzit vuajnë deri për gjërat më të thjeshta të mbijetesës, varësia nga rrjetet sociale e shqiptarëve duket jo vetëm luks, por disi përçartje. Kurse fjalën çmenduri në këtë qasje ndoshta mund t’ua kursejmë politikanëve tanë. Këta të fundit sikur të mos u mjaftojë postimi i rregullt politik, shpesh na sjellin postime që tregon hapur kamjen e tyre. Janë kaq të shpeshta përcjelljet dhe gjithnjë e më të pakët dokumentet, që lenë pas në aktet e tyre politikanët, si akte ku mund të gjykohen për veprimtarinë e tyre, saqë duket se Shqipëria drejtohet dhe tregohet me Fcb. Shumë gjëra sot mund t’i mësosh virtualisht, por asnjëherë të konfirmuara zyrtarisht. Paradoksalisht, ne i kemi shpallur luftë informalitetit, por ky i fundit po merr gjithnjë e më shumë peshë në aktin formal, mu me këtë masë përdorje nga politikanët të fcb.

E kështu kryeministri vazhdon të bombardojë me mesazhe, ashtu si zyrat respektive të politikanëve kryesorë në vend punojnë gati në mënyrë frenetikë për të përcjellë mesazhe, por jo ato të punës së dikastereve respektive. Por të shefit. I interesuari, pulsin e vendit e merr tashmë nga rrjetet sociale, por jo nga zyra e shtetit, që në më të shumën e herës flet dhe pret postimin e shefit për të ndjerë pulsin e përballjes. Dhe, ndodh që ti merr vesh për kushërinjtë, miqtë, ditëlindje, qëndrime të aty-për-atyshme por asgjë më shumë për atë që e mundon vendin dhe ngërçin ku kalon shoqëria jonë.

Duhet pranuar se çmenduria pas facebook dhe hapësirat e tjera të rrjeteve sociale duket se ka një fuqi të stërmadhe, që e ka kapluar botën, e që Shqipëria e vockël s’i shpëton dot. Në të dhëna zyrtare gjen se përdoruesit e facebook në Shqipëri i kalojnë të 1 milion e 300 mijë persona. Por, kjo është më e vogla, pasi një pjesë e mirë e përdoruesve shqiptarë, ashtu si kolegët e tyre globalë kanë krijuar varësi të frikshme prej tij. Facebook, tëitter, instagram, snapchat pinterest etj, vërtetë janë inovativë, por aman pajtimi me  realitetin ku jetojmë dhe kohën që i kushtojmë kanë një diferencë të madhe mes tyre. Specialistët vërejnë se koha e madhe e kaluar në facebook apo në hapësira të tjera të rrjeteve sociale, jo thjesht krijon varësi të pavetëdijshme për të qenë aty dhe për të ushqyer rrjetin, por shërben edhe si ushqim të pamatë për thashethemet.

Dhe, ajo që përcjellin si sukses politikanët në shumë raste stonon vërtet shumë me Shqipërinë e vërtetë, atë pjesë që shpalos kudo hapur problematikat. Veçse për këtë heshtin në facebook politikanët që janë përgjegjës për të, ndërsa nxijnë ata që janë në Opozitë. E anasjelltas. Në të dy rastet publiku turbullohet sepse nuk përball kurrsesi atë që njerëzit tregojnë pastaj në emisionet e mëngjesit në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.

Po për çfarë na duhen rrjetet sociale? Me sa duket që të ushqejmë dukjen, atë me të cilën gënjejmë veten, gënjejmë të tjerët, e fshehim mjerimin tonë social-ekonomik, që gjithmonë e më shumë është evident para njerëzve, por edhe që e lë Shqipërinë në këtë gjëndje. E ndaj duket se zyrat e shumta të shtypit, armata e njerëzve të propagandës shtohet e shtohet për ta bërë dukjen më të bukur dhe thelbin vërtetë të vështirë për ta arritur. Për të mos thënë të pakapshme, sepse të vërtetën e kanë të vështirë ta shohin politikanët, në atë masë luksi ku janë zhytur. (Javanews)

 

 

Next Post
VIDEO/ Skënderbeu shënon në Zagreb, ja goli fantastik i Latifit

VIDEO/ Skënderbeu shënon në Zagreb, ja goli fantastik i Latifit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com