• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalldia e Besës

by Mero Baze
26/07/2026 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një dalldi kombëtare për të shpjeguar “Besën” e Edi Ramës. Udhëheqësit e shumtë të protestës janë në garë me njëri-tjetrin për t’i thënë se nuk do t’ia japin “besën”. Madje janë aq të ekzaltuar nga ndjesia se ai ua ka kërkuar atyre besën, sa për një moment duket sikur kanë arritur objektivin e revolucionit. Kanë filluar të komentojnë Dokumentin “Besa 1”, ende pa e lexuar udhëheqësit e shumtë socialistë.

Pastaj vijnë gazetarët e protestës. Edhe këta janë në qiell të shtatë. Përveç thirrjes së përditshme “mos i jepni besën”, shkojnë edhe më tej, duke u kujtuar udhëheqësve të shumtë të protestës se, nëse i japin besën këtij, presin në besë Shqipërisë.

Pastaj vijnë socialistët e vjetër, të zemëruar natyrisht me Edi Ramën. Këta e quajnë të pabesë, pasi kur erdhi në PS largoi njerëzit e Fatos Nanos dhe solli të vetët. Dhe si zgjidhje propozojnë të rikthehen ata të Fatos Nanos, ata që brenda dy mandatesh u larguan nga një pushtet plebishitar që morën më 1997, me damkën e hajdutëve. Sipas tyre, këta të Edi Ramës nuk dinë të vjedhin dhe duhet t’a marrin punën në dorë ustallarët.

Pastaj janë vetë socialistët, të cilëve Edi Rama u ka lënë në dorë dokumentin e “Besës” dhe pret përgjigje prej tyre. Ata janë në hall më të madh, sepse secilit i duket sikur dokumenti është shkruar kundër tij. Por kjo është e keqja më e vogël. Problemi është se çfarë propozimesh do të bëjnë dhe çfarë propozimesh pret prej tyre kryeministri.

Në këtë dalldi kombëtare, ndërsa kthehesha nga Jugu për në Tiranë, pak para mesditës të premten, më ngriti dorën një burrë që donte ta merrja me makinë.

Sapo hipi brenda më njohu dhe u habit pak që e mora si pasagjer.

– Ku do shkosh? – i thashë.

– Në Tiranë. E kapim dot orën gjashtë?

– Patjetër që e kapim. Ke ndonjë hall?

– Jo, jam për protestë.

– Shumë mirë. Rri pa merak, e kapim.

– Ku punon?

– Jo, jam në pension tani, por dua të shkoj në protestë. Ishalla ndodh ndonjë gjë e ndryshon ky vend. E kam për fëmijët. Ne të vjetrit e hëngrëm çairin.

– Patjetër do ndryshojë diçka. Tani është vapë, por nga shtatori besoj do të ndodhë diçka.

– Të lumtë goja. S’të kam parë më në televizor. Ai Bushati del.

– Po, po. Atë e kemi deleguar për revolucionin. Unë jam në prapavijë, ilegal.

– E të lumtë goja.

– Po fëmijët ku i ke, i thashë? Pa punë, apo në emigracion?

– Jo, mo. Në punë i kam. Mirë janë, të rregulluar, por thashë mos bëhet edhe më mirë.

– Ku i ke?

– Djalin e kam shef të degës ushtarake. Vajzën e kam në Bashki, në financë. Dhëndrin e kam drejtor në Ministrinë e Financave. Nuk e di mirë, po Ben Ahmetaj ma ka rregulluar.

– E shumë mirë. Qenke tamam njeri parimor që po shkon në protestë për bindjen tënde. Mendova se doje të rregulloje fëmijët në ndonjë punë.

– Jo, mo, jo. Mirë janë fëmijët. Por pse të mos bëhen edhe ata si gjithë bota, të marrin ndonjë gjë më të mirë.

– Përpiqu të afrohesh pak me këta udhëheqësit e protestës, se mos po fitojnë e t’i heqin fëmijët nga puna.

– Jam përpjekur, po ata kryesorët s’i njoh akoma. Rri aty nga cepi. Një ditë isha afër Dash Shehit. Edhe ai më tha: “Ishalla bëhet ndonjë gjë e mirë.”

– Vetë ç’punë ke bërë?

– Shofer pas të mëdhenjve kam qenë gjatë komunizmit. Në fund e mbylla shofer prefekti. Mirë kam qenë, po ishalla bëhet ndonjë gjë tani e t’i heqim këta që janë.

– Po, po, patjetër do bëhet diçka.

– Po ky Edi Rama nuk ka frikë se mund ta vrasin? Se shumë kërcënime po i bëjnë.

– S’e di, por me sa duket i ka krahët e ngrohta nga socialistët.

– Atë e di, po ishalla e hedhin këta të protestës, se këta kanë nga pas edhe Amerikën, edhe Evropën dhe Erdoganin dhe grekët.

E lashë para Universitetit dhe i tregova sheshin.

Për gati tre orë në makinë nuk lamë socialist e demokrat pa marrë nëpër gojë. Ironia ishte se, ndërkohë që bënim gjithë ato analiza, në radion e makinës dëgjonim debatet për Dokumentin “Besa”, që Rama ua kishte shpërndarë socialistëve.

Dhe po mendoja se në mbrëmje ky do të shkonte në shtëpitë e fëmijëve të tij, të punësuar mirë në administratë. Shumë kurioz jam si funksionon “Besa” në këtë rast.

Në Labëri, kur të shajnë, thonë: “Të q… besën.”

Next Post
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Comments 3

  1. FëqePOSTOLI says:
    2 months ago

    Je famoz Mero.
    Ke ngjallur Konicën.
    SHQIPËRI TË KAM DHJERË, S’TË KUPTOVA, ASNJËHERË.
    Punë muti kjo punë o Mero.
    Duhet ringjallur shoki Enver, që TU QIJË NËNËN, E TI THONË BABA.
    Rrugë tjetër, nuku ka.

    Reply
  2. Prushi says:
    2 months ago

    Prush paska qënë Xhaja.
    Çfarë të them me këtë dialog që ke bëre me këtë xhajën Mero vëllai. Nuk di si tia ve emrin. Analfabet funksional. Tani shiko t’anë dhe fol për fëmijët e tij si do jenë. Dhe janë të punësuar në administratë të shtetit. Pra atë protestë mesa kuptoj e paskan zënë pikërisht këta që kanë përfituar deri tani dhe ende kërkojnë më shumë prej shtetit. Pra koqe dembelash. Ju q… besën … e paskan hak.
    Të përshëndes.

    Reply
  3. FëqePOSTOLI says:
    2 months ago

    Ehhhhh mër PRUSH, o vëllaçko i vogël.
    Këtyre modeleve, modernë në aparencë, por meskinë e të pabesë si vetë pabesia e tipave “rrogoz”, nuk duhet KURRË ti fërkosh, sepse fryhen si ai miku (mashkullor), ky model njeh dhe do vetëm shkopin kokës dhe thuprën këmbëve e kurrizit….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

September 15, 2026
Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

September 15, 2026
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

EMRI/ Emërohet Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, ja kush do jetë juristi që vjen nga Admninistrata Publike

September 15, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Trump njoftoi marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për të mos goditur objektivat energjetike, Zelensky: Jemi gati nëse Moska bën të njëjtën gjë

September 15, 2026
Skenari për ‘vrasjen’ e deputetëve, Durim Bami kërkon lirinë

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa burgim do vuajnë

September 15, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

“Kam bërë 18 seanca plazmafereze”- Dëshmia që po qarkullon pas rastit të Mazonakis: Ai u vra nga kriminelë!

September 15, 2026
Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

September 15, 2026
TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

September 15, 2026
Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

September 15, 2026
Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com