Mjeku nga Burreli mësohet të jetë kthyer në familje. Lajmi konfirmohet nga disa media të cilat i referohen një foto në Cover që vajza e mjekut ka vendosur në Facebook. Bëhet fjalë për familjen Gjoka, ndërsa vajza e mjekut në fjalë, i cili ndodhet në psikiatri, nuk e ka mohuar apo pohuar lajmin për kthimin e të atit në shtëpi.
Në një reagim në Facebook, Elda Gjoka shkruan se;
„Fle robi, me halle, me borxhe, me projekte, me seder, me mundime, me deshtime, me ide, me sfida e deshira… Cohet ne mengjes, e gjen perseri familjen ne faqe te pare te gazetes, per nje ceshtje thelbesisht private…
Fale Zotit, familjes dhe miqve te mire, pergjithesisht jane mire te shtrenjtet tani. Duke ju uruar paqe dhe shendet ne familjet tuaja, ju them edhe: Paci fat ne jete ne u rente udha te takoheni me “gazetarine moderrne”.