• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dalin sot para gjykatës të ndaluarit për tërmetin, emrat dhe akuzat që rëndojnë

by A R
17/12/2019 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në orën 11:00 dalin para Gjykatës së Durrësit 9 personat e arrestuar për ngjarjen e tërmetit.

Për të gjithë personat prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari që do shqyrtojë dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje do të përfaqësohet nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.

Shtetasit që do dalin sot para gjykatës së Durrës janë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, Avdulla Osmani në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, Defrim Celami në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, Nevjana Isufi e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Akuzat me të cilat do përballen këta persona para gjykatës së Durrësit janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Personat e shpallur në kërkim
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
7. Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 14 Mars 2019

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 17 Dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com